Skoti ne Canale 5: Urime per show-n qe nis ne Klan
Teksa ka nisur kete vit emisionin e tij "Chi vole essere milionario", ne Canale 5, prezantuesi i lojes se famshme, Gery Scotti (Xherri Skoti), ka anoncuar fillimin e ketij formati te suksesshem televiziv ne Shqiperi. Nga Italia ai ka uruar showmenin e njohur Agron Llakaj, i cili do te jete moderatori i kesaj loje qe nis me 17 janar ne tv Klan. "Sot kemi nje te ftuar te rendesishem. Ai eshte Agron Llakaj, prezantues. Jam i nderuar me prezencen e tij, per faktin se pas disa ditesh do te filloje aventura "Kush do te behet milioner", edhe ne nje televizion shqiptar, tv Klan ne Tirane. Urime", tha Scoti. Pas urimit, ai ka bere edhe nje premtim per te vizituar studiot e tv Klan, si dhe plazhet e bukura shqiptare. "Do vij t'ju takoj kur te behet me ngrohte, keshtu qe mund te bej edhe plazh", u shpreh prezantuesi i njohur italian. "Kush do te behet milioner", eshte loja me e famshme ne historine e televizionit boteror, qe garanton audience te jashtezakonshme, spektakel, dhe me ndihmen e fatit, para per lojtarin kryesor. Formati i emisionit eshte licencuar nga dy kompanite e medha televizive ne BM dhe Amerike, "Two way trafic" dhe "Sony Picture". Licenca per transmetimin e emisionit ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni eshte blere nga Grandmedia, e cila garanton nje sukses te jashtezakonshem te ketij formati.