Ngjela: Berisha e ka konsumuar kohen e tij
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, deklaroi dje se jane perballur me nje qeveri te paligjshme, por ne nje kauze e cila do t'i beje ndere jo vetem historise politike te Shqiperise, por vete historise se saj si shtet. "Ne keto momente jemi 1 milione e 300 mije shqiptare qe jane perballur dite per dite me nje qeveri e cila pasi manipuloi zgjedhjet, pasi u perball me nje tallaz te madh shoqeror, ne keto e ka zhytur dhe po e fundos shoqerine dhe vendin ne nje krize ekonomike, nga e cila nuk mund te dale dot, se e ka krijuar vetem me injorancen, ligesine dhe babezine e saj", u shpreh Ngjela, gjate fjales se mbajtur ne mitingun e djeshem te opozites. Gjithsecili nga ata aty, vijoi aleati i socialisteve, e ka pare nje hajdut te akuzuar, fakti qe sillet keshtu me akuzen per manipulimin dhe vjedhjen e votave tregon hapur se eshte ne psikologjine e hajdutit. Sipas tij, nje gjendje e tille shoqerore e cila dite per dite po rendohet vetem nje njeri i papergjegjshem mundet t'i rezistoje, jemi perballe kesaj gjendjeje. Ai tha se si ka mundesi qe nje njeri qe akuzohet dite per dite nga 1 milione e 300 mije shqiptare minimumi qe eshte i paligjshem nuk ben asnje hap per te treguar se eshte i ligjshem. "Po te ishte nje kryeminister i ligjshem, diten e dyte do t'i kishte hapur kutite. E ka konsumuar kohen e tij, kjo eshte arsyeja qe na mban pezul, i ka mbaruar koha, nuk ka kohe. Ceshtja eshte, politika ka nje rregull strikt, nese nuk je ne kohen tende, nuk ke asnje centimeter perpara", theksoi lideri i PLD.