E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet per here te katert gjyqi i "Ruzhdies"

FIER- Gjyqi per "Ruzhdien" kthehet ne nje maratone pa fund. Per te katerten here diten e djeshme, seanca eshte shtyre per shkak se ka munguar nje prej avokateve qe mbronte tre prej grupit te 9 komisionereve te pandehur per manipulimet me votat ne kuti gjate zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Te pandehur jane marre 6 komisionere te djathte dhe 3 te majte, qe prokuroria i akuzon per falsifikim e mashtrim. Duke pare mungesen e nje prej avokateve, gjyqtari ka shtyre seancen per ne daten 31 maj. Por prokurori i ceshtjes, Clirim Sinaj, ka kundershtuar vendimin, duke argumentuar se trupi gjykues duhet te marre masa per mungesat e pajustifikueshme te avokateve, duke i cilesuar mungese kulture dhe edukate ndaj trupit gjykues dhe ligjit. Sipas perfaqesuesit te akuzes, nje prej avokateve ishte pare pak minuta para gjyqit ne shkallet e Gjykates se Fierit, por cuditerisht ka pretenduar se kishte tjeter angazhim. Ish-komisioneret akuzohen per "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve te votimit" dhe "votim me shume se nje here" ne zgjedhjet e 28 qershorit te shkuar ne qendren e votimit 3052.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›