Serbia gati të shtrijë zgjedhjet dhe në Kosovë
Në fund të muajit prill në Serbi pritet të mbahen zgjedhje të trefishta, parlamentare, presidenciale dhe lokale. Zgjedhje të cilat mund të shtrihen edhe në territorin e Kosovës, pikërisht në veri të saj.
Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë Serbia do të dëshmonte se ajo nuk e ka njohur pavarësinë e saj pavarësisht marrëveshjeve të fundit për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale.
Por presidenti Tadiç i cili po përkrahet nga perëndimi, mund të kërkojë mos mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë me arsyetimin e rezolutës 1244, ose me pamundësi teknike.
Por sa i takon zgjedhjeve parlamentare besohet se do të kërkohet mbajtja e tyre në veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka treguar nëse qeveria do të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Por ka thënë se Serbia nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti. /F.S/