E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Luiza Xhuvanit vret 26-vjeçarin

TIRANE-Djali i artistëve Gjergj dhe Luiza Xhuvani vret me armë Alfred Musabelliun, 26 vjeçar nga Tirana. Kostandin Xhuvani, 22 vjeçar është në kërkim, ndërsa prindërit bëjnë apel që ai të dorëzohet. Krimi ndodhi herët në mëngjes, në një banesë në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, shumë pranë qytetit Studenti. Policia e kryeqytetit arrestoi dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në krim, Albi Zela dhe Donald Ymeri, ndërsa shpalli në kërkim Xhuvanin, djalin e deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Gazeta Shqiptare publikon sot detaje nga krimi i rende.

Ngjarja e rëndë, duket se ka trazuar pa masë familjen e artistëve. Nga hetimet e para policore rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një zënke për motive banale. Burime nga policia thanë se është zbardhur fakti se katër ditë më parë, viktima Musabelliu ka qëlluar në drejtim të 22-vjeçarit Xhuvani dhe mikut të tij, Zela, pas një zënke që kanë patur në një ditëlindje. Regjizori dhe deputetja, e cila dje nuk është gjendur në Tiranë, pasi ka patur një fatkeqësi familjare, i bëjnë thirrje të birit të vetëdorëzohet.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›