E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Njolla që do i vërë Gjykata e Lartë drejtësisë me çështjen Meta do jetë e barabartë me krimet e komunizmit

Share

Avokat Spartak Ngjela, në një intervistë për të përditshmen Shqip, ka deklaruar se nëse Gjykata e Lartë shkel ligjin gjatë gjykimit të çështjes Meta, do përballet me pasojat.

Gjykata është vendosur në një rrezik individual. Kjo është një çështje që nuk mbyllet me një vendim gjykate. Kjo është një çështje, e cila nuk ka lidhje fare me videon, por është një çështje që lidhet me çështjen e denoncimit të dëshmitarit të akuzës që është Dritan Prifti. Pastaj pjesa e incizuar nuk është gjë tjetër veçse mbrojtje e dëshmisë akuzatore. Gjykata do ndodhet në vështirësi të madhe, sepse në rast se një ose dy gjyqtarë të tjerë do bëjnë vendimin e tyre të pakicës, çka ia kërkon ligji, gjyqtarët e tjerë do të vendosen në një rrezik shumë të madh për të ardhmen dhe përballë një vendimi haptas të paligjshëm, rrezikohen me burg. Në qoftë se do ta bëjnë, le ta bëjnë. Ne kemi një aksiomë: çështjet e njohura botërisht nuk kanë nevojë të provohen. Kjo është një çështje e njohur botërisht. Çdo gjykatë që do të tentojë të dhunojë shtetin, shoqërinë për interesa private ose nga frika, në momentin që do vendoset ligji në Shqipëri do ta ketë të vështirë të jenë të lirë, tha Ngjela.

Çështja nuk mbyllet me kaq. Videoja e ka një ekspertizë ndërkombëtare, ndërsa ekspertët shqiptarë nuk janë as profesionistë. U është dhënë me kast që të bishnojnë. Por çështja kryesore është dëshmia dhe atë nuk e rrëzon njeri. Gjykata për mendimin tim do i vërë njollën më të madhe pushtetit gjyqësor në Shqipëri, e cila do jetë e barabartë me krimet e komunizmit. E ritheksoj, do të jetë e barabartë me krimet e komunizmit dhe do i përkasin lustracionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›