E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet Komisioni për reformën zgjedhore

Share

Gjatë seancës së sotme në Kuvend është miratuar edhe ngritja e Komisionit për reformën zgjedhore. Ky Komision do të ketë dy bashkëkryetarë, Ilir Rusmjalin nga PD dhe Damian Gjiknurin nga PS. Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore u miratua me 130 vota pro dhe asnjë votë kundër apo abstenim.

Menjëherë pas ngritjes së këtij Komisioni ka reaguar edhe ambasadori I OSBE-së, Eugen Volfarth, i cili ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Shqipëria ka zgjedhur të ndërmarrë një rrugë konstruktive përpara. E mirëpres vendimin zyrtar të Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përgëzoj të gjitha palët politike për angazhimin e tyre në dialogun e nevojshëm ndërpartiak për arritjen e këtij vendimi. Ky është një fillim inkurajues. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët politike të vazhdojnë të punojnë në partneritet të vërtetë për të shënuar një progres real dhe thelbësor në çuarjen përpara të reformës zgjedhore dhe axhendës më të gjerë të reformave ka theksuar  Volfarth

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›