Pritja e Ramës për kryeministër, si e Godosë
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar anagzhim serioz për realizimin sa më të plotë të procesit të decentralizimit. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka kërkuar miratimin në kuvend të ligjeve që lehtësojnë dhe favorizojnë decentralizimin, duke qene se nuk ka pengesën bllokuese të Ramës, që sipas tij tashmë ka kushtëzuar votat me 3/5.
Berisha eshte pergjigjur me gatishmeri per ngritjen e komisionit parlamentar per reformen zgjedhore, ndaj fteses se Rames.
“Nese jeni i interesuar dhe nuk e keni farse te ndertojme komisionin parlamentar per zgjedhjen qe kete jave, me barazi te plote, prani te OSBE/ODIHR-it me axhende te thejshtuar per plotesimin e gjithe rekomandimeve”- tha ai.
Të bëjmë reforma të rëndësishme që pushtetarët vendorë të kenë të gjitha mundësitë dhe përgjegjësitë për zhvillimin e komunave dhe bashkive të tyre. Decentralizimi është para së gjithash lidhur me fondet, paketë fiskale e cila prej vitesh priti votën e PS në Kuvend që të kalonte me konsensus dhe që një seri taksash qendrore ti kalonte si taksa lokale, që do të mblidheshin dhe disponoheshin nga autoritete vendore u bllokuan. Pritja e Ramës për kryeministër u bë si pritja e Godosë, ndaj dhe urdhëroi grupin e vet të mos votojë decentralizimin për të cilin kishim rënë dakord me grupet e përbashkëta të punës. Atë ligj duhet ta votojmë, ligjet nuk do rrinë në pritje të Godosë, ato që skërkojnë shumicën me 3/5- tha ai.
Berisha ka deklaruar se qendrimi i Rames eshte i njejte me ate te meparshmin, bllokues per reformat ne vend. Sipas tij, me keto manovra Rama po pengon reformen zgjedhore. “Ai per reformen e pranon Komisionin e Venecias, por ekspertizen qe ka bere ky komision per heqjen e imunitetit nuk e pranon”- tha ai.