Ngjela: “Përplasja e Berishës me amerikanët nxjerr të humbur shqiptarët”
Avokati shprehet kundër ligjit për hapjen e dosjeve të miratuar nga PD-ja. “Përplasja e qeverisë me ndërkombëtarët sjell humbjen e maxhorancës”
Eljona Ballhysa
Deputeti i pavaruar Spartak Ngjela ka deklaruar dje se përplasja e ditëve të fundit e qeverisë dhe e PD-së me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me Ambasadën Amerikane, sjell pasoja negative për vendin dhe nxjerr të humbur shqiptarët. Këtë deklaratë Ngjela e ka bërë ndërsa ka komentuar situatën politike të krijuar në vend pas miratimit nga deputetët e Partisë Demokratike të ligjit për verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë. Sipas avokatit, ligji i miratuar nga PD-ja është antikushtetues, ndërsa qëndrimi i qeverisë ndaj sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar është negativ dhe sjell humbjen e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ngjela bën thirrje që parlamenti të eliminojë urgjent me votim Sali Berishën.
Qëndrimi
“Shqiptarët nuk e kanë luksin të zgjedhin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryeministrit Berisha. Për këtë arsye, përplasja e fundit mes Berishës dhe shtetit më të fuqishëm në botë dihet që nxjerr të humbur vetëm shqiptarët”, - është shprehur avokati Ngjela. Një deklaratë e tillë e tij vjen në një moment kur Ambasada e SHBA-ve, Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE-ja dhe Ambasada Britanike kanë reaguar ashpër kundër miratimit në Kuvend nga PD-ja të ligjit për hapjen e dosjeve. Ndërkohë që faktori ndërkombëtar e ka cilësuar të nxituar dhe të gabuar veprimin e qeverisë dhe të maxhorancës, duke kërkuar medoemos nxitjen e konsultimeve me ekspertë kombëtarë dhe të huaj, kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit e kanë cilësuar miratimin e këtij ligji një kthesë historike për vendin.
Ligji
Përsa i përket ligjit për hapjen e dosjeve, avokati e cilëson antikushtetues, veçanërisht në nenin në të cilin përfshihet verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Problemi kryesor i këtij ligji qëndron në faktin se ka përfshirë dhe gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkohë që gjyqtarët kanë kryer gjithnjë procese të hapura, nuk kanë qenë persona të fshehur nën pseudonime. Pra, ata persona janë votuar nga gjykatat ku punojnë edhe pse u dihej e kaluara”, - është shprehur Ngjela. Sipas tij, tashmë pas votimit ata mbrohen nga Kushtetuta dhe Kushtetutën nuk e shkelin dot as votat e deputetëve.
25 Dhjetor 2008