Ngjela: Protesta demokratike për rrëzimin e qeverisë
Opozita e Bashkuar ka bërë me dije sot se do të vijojë protestat e saj deri në rrëzimin e qeverisë.
Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar Spartak Ngjela në një konfrencë për shtyp deklaroi se opozita do ta tregojë forcën e saj me anë të mjeteve demokratike.
“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, theksoi Ngjela ndërsa i bëri një apel ambasadorëve të huaj në vend.
Ngjela theksoi se duhet vëmendje në krizën politike në Shqipëri dhe këshilloi që “ambasadorët të mos shëtisin në popull”.