Ngjela: Protesta në janar

Spartak Ngjela, përfaqësues i Opozitës se Bashkuar ka paralajmëruar nisjen e një vale te gjere protestash ne muajin janar, por këtë radhe siç u shpreh ai për te rrezuar qeverinë ilegjitime te Berishës. Sipas Ngjeles e gjitha vjen për shkak te refuzimit nga mazhoranca te ofertës se PS-së për te hetuar materialet zgjedhore nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar. Sipas Ngjeles, Opozita e Bashkuar i ka bere te gjitha lëshimet për hetimin parlamentar, por është mazhoranca e cila qëllimnisht e pëngon atë. Në këto kushte sipas tij, protestat për rrëzimin e qeverisë janë të pashmangshme duke marrë shkak dhe nga korrupsioni qeveritar, që ka sjellë jetesë me të vështire për shqiptarët.
Shpërndaje