E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon zgjidhja e krizës

Dështon përpjekja e fundit e këtij viti për t'i gjetur një zgjidhje krizës politike. Mazhoranca dhe opozita, ne seancën e sforcuar te thirrur posaçërisht për këtë qellim, nuk kane mundur te gjejnë një marrëveshje, për te ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar. Qe nga minuta e pare e deri ne mesnate, palët kane qëndruar ne te njëjtat pozita. Duke zbardhur ofertën e partisë Socialiste, kryeministri Berisha e cilësoi si te papranueshme për maxhorancen shndërrimin e termit "hetim" ne "kontroll parlamentar". Por sipas opozitës, kjo është vetëm një mënyrë për te bllokuar transparencën e zgjedhjeve te kaluara, duke pasur si qellim edhe vjedhjen e zgjedhjeve te ardhshme. Duke mbrojtur ofertën e se majtës kreu i grupit Socialist tha se nuk kërkohet rinumërim, por hetim i numërimit. Siç pritej, ne mbyllje te seancës Kuvendi ka miratuar rezolutën e maxhorances si dhe ka rrezuar propozimin e partisë Socialiste. E thënë ndryshe, miratimi i rezolutës ka rrezuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke shtyre krizën politike edhe ne vitin 2011. Ne fund kryetari i grupit parlamentar socialist e ka quajtur votimin e rezolutës si te parregullt, duke deklaruar se rezoluta është hartuar nga partia Socialiste dhe jo nga ajo demokratike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›