Prifti-Lohanit: Anulo groposjen e arsenikut
Deputeti i LSI-së, Dritan Prifti i kërkon përfaqësuesit të KE-së, Helmut Lohan të ndërhyjë për anulimin e projektit të groposjes së arsenikut në zonën e ish-Azotikut në Fier.
Nisur nga fakti se, projekti financohet nga Komisioni Evropian, Prifti kërkon veprimin e shpejtë të Lohan për të shmangur një helmim të parikuperueshëm të tokës, si pasojë e mbetjeve kimike. Ndërkohë që në zonën ku u caktua të groposet ndodhet rezervuari kryesor i ujit të pijshëm që furnizon qytetin.
Ai i ka drejtuar dje një letër ambasadorit të KE-së në Shqipëri, ndërsa për dijeni edhe Ministrisë së Mjedisit. “Ky projekt, të cilin ju po e financoni nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, ka qëllim të mirë, por me zgjedhjen e vendit të groposjes rreth 1 km larg nga qendra e qytetit të Fierit, ai përbën një kërcënim shumë të madh ndaj shëndetit të komunitetit fierak. Banorët kërkojnë largimin e mbetjeve të arsenikut, por vendi i groposjes duhet të zgjidhet larg qendrës së banuar. Ligjet ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare kërkojnë dëgjimin dhe miratimin nga komuniteti përpara sesa projekti të vihet në zbatim. Po ju informoj se në këtë rast ka pasur një mospërfillje totale ndaj zërit të publikut dhe marrjes se konsensusit prej tij”, thekson në letër Prifti. Ai sqaron se pak ditë më parë u zhvillua një seancë dëgjimore mes banorëve, pushtetit vendor dhe shoqërisë finlandeze që po zbaton projektin. Më vonë, Këshilli Bashkiak i Fierit vendosi t’i sugjerojë qeverisë ndalimin e projektit dhe zhvendosjen e vendit të groposjes në një zonë jo kaq të mbipopulluar, siç është ajo në lagjen periferike të qytetit. Ndërkohë, deputeti pohon se ka të dhëna që shoqëria ka nisur gërmimet dhe koha nuk pret. “Si deputet i ardhur në Parlament me votat e Rrethit të Fierit, me shumë mirësjellje ju kërkoj të bllokoni menjëherë financimin për projektin dhe të filloni procesin e gjetjes së një tjetër vendi për arsenikun. Do të kërkoj të njëjtën gjë nga qeveria jonë, por nuk kam besim se ajo do të bëjë ndonjë gjë për ta ndaluar këtë groposje në vendin ku është caktuar”. Deputeti akuzon në letrën drejtuar Lohan se, ministrat dhe zyrtarët lokalë, nëse do të kishin planifikuar të jetonin në Fier për pjesën e mbetur të jetës së tyre, ata nuk do t’i ndotnin kurrsesi ujërat e tij nëntokësorë. “Ata kane parimin: Të vjedhim çfarë të mundim dhe pas nesh le të bëhet kiameti”. Duke përmendur rastet e pasojave të landfilleve në vendet e zhvilluara, siç është SHBA, Prifti përmend se në 47% e fushë-groposjeve të arsenikut të vjetër kanë kulluar në ujërat nëntokësore. “Nëse kjo fushë-groposje (landfill) kullon në Shtetet e Bashkuara, ku rregullat e mbrojtjes mjedisore janë të rrepta dhe bashkëkohore është e sigurt se, në Fier do të kullonte brenda pak vitesh. Nuk ka dy standarde në eliminimin e lëndëve të rrezikshme. Në BE nuk pranohen projekte pa miratimin e popullatës, kurse në Shqipëri po. Nëse është një standard, zoti Lohan, atëherë duhet që të paktën Komisioni Evropian ta zbatojë atë, pasi shqiptarët shikojnë te ju udhërrëfyesin dhe shembullin që duhet të ndjekin”, është shprehur Prifti.
Berisha: Kontroll industrive për ndotjen
TIRANE – Nëse industritë që do të ngrihen në Shqipëri shkaktojnë dëm mjedisor ndërtimi i tyre do të pengohet. Kërcënimi është bërë dje nga kryeministri Sali Berisha në aktivitetin e organizuar dje me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit. “Jemi të vendosur të ndërmarrim studimet më serioze, për të studiuar dëmin mjedisor të industrive që do ngrihen, si dhe të pengojmë ngritjen e tyre në çdo rast kur ky dëm kalon standardet më të pranuara e më të mira ndërkombëtare”, tha kryeministri. Gjithashtu, në aktivitetin ku merrnin pjesë ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, drejtues të shoqatave mjedisore, deputetë, specialistë të fushës, si dhe nxënës shkollash, Berisha ka theksuar se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij do të ketë vendin që meriton në tekstet shkollore.