Ngjela, Zogaj dhe Ndoka kërkojnë takim me Topin
Topi i “refuzon”
Presidenti Topi shtyu dje një takim me përfaqësuesit e Partisë për Ligj dhe Drejtësi dhe Partisë Demokristiane. Kreu i shtetit nuk priti në bashkëbisedim dje përfaqësuesit e këtyre partive, Spartak Ngjelën, Preç Zogajn dhe Nard Ndokën. Në një prononcim për “Shqip”, Zogaj theksoi se takimi pritet të mbahej së shpejti në një moment kur edhe Presidenti të jetë më i lirë në kohën e tij. Sipas Zogajt, takimi Presidentit Topi u është kërkuar nga përfaqësuesit e dy partive për të diskutuar në lidhje me krizën politike në vend dhe për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me debatin e ditës.
#