Ngjela:Kandidatura ime në zgjedhje, e domosdoshme për partinë
Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ftuar në Ora News deklaroi se do kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke e konsideruar kandidaturën e tij një domosdoshmëri. "Kandidimi im për deputet është e domosdoshme për partinë që unë drejtoj", u shpreh Ngjela.Ai vlerësoi se në Shqipëri nuk ka pasur vullnet politik për zgjedhje të lira, si PD-ja dhe PS-ja nuk e kanë treguar këtë vullnet. "Madje i përbuzin zgjedhjet e lira",tha ai. Sipas Ngjelës nuk ka garanci ligjore nëse kartat do të bëhen ose jo. Lidhur me çështjen e kartave të identitetit, Ngjela tha se çmimi mund të bëhet shkak për abstenim në zgjedhje, ndaj duhet të ishte diskutuar më parë. Duke iu referuar fushatës për zgjedhjet e ardhshme, kreu PLiDr bëri me dije se po bëhet zgjedhja e kandidaturave."Mendojmë që fushatën ta kemi nga 1 maji deri në 28 qershor",saktësoi ai.Ngjela shpjegoi se vendimi i partisë së tij për të mos u bërë pjesë e aleancës paraelektorale "Poli i Lirisë" erdhi sepse nuk u plotësuan kushtet. "Nuk u pranuan kushtet që vendosa unë",saktësoi ai. Ai theksoi se PLiDr do hyjë në koalcion për zgjedhjet me një partitë që kanë të njëjtën filozofi si partia që ai drejton. Sipas kreut të PliDr zgjedhjet e 28 qershorit do penalizojnë partitë e mëdha PS e PD sepse votat e qytetarëve do shpërndahen dhe do nisë qarkullimi i elitave politike.