Deputeti çek i sugjeron Topit zbatimin e ligjit të dosjeve, pa përplasje me Kushtetutën

Eksperti çek, pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë për riformulimin e ligjit të lustracionit
Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian ka si përparësi zgjerimin dhe integrimin e bllokut me vende, por duke u kujtuar atyre që të plotësojnë standardet e kërkuara. Ky është mesazhi, që presidenti Bamir Topi mori gjatë takimit që ka zhvilluar me Kryetarin e Komisionit për Kushtetutën dhe Çështjet Ligjore të Parlamentit çek, Marek Brenda. Përparësia e presidencës çeke të radhës është pikërisht përmbushja e synimit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve të reja, gjithmonë pasi të jenë plotësuar të gjitha standardet e kërkuara, standarde, për të cilat vendi është në rrugën e mbarë të përmbushjes me sukses, është shprehur deputeti çek në lidhje me integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane. Ndër të tjera, në këtë takim presidenti Topi mori nga deputeti çek urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka është një vlerësim për ecurinë e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga shteti shqiptar dhe një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm në drejtim të sigurisë, por edhe një vulë certifikimi nga bashkësia ndërkombëtare për Shqipërinë si një vend me të vërtetë demokratik. Reformat në drejtësi në funksion të rritjes dhe konsolidimit të pavarësisë së gjyqësorit përbëjnë standarde të vërteta integruese, është shprehur Brenda, i cili vuri në dukje se një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim është dhe intensifikimi i lidhjeve dhe kontakteve mes strukturave parlamentare të dy vendeve. Në këtë drejtim, deputeti çek ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e ndarjes së përvojës integruese dhe ligjore të Parlamentit çek me vendin tonë si dhe duke rritur bashkëpunimin ndërparlamentar, ashtu edhe në ndihmesën përsa i përket hartimi të ligjeve. Ndërsa presidenti Topi në fjalën e tij konfirmoi vullnetin dhe angazhimin e klasës politike shqiptare për realizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme, si një garanci më shumë për të ardhmen e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Kryetari i shtetit vuri në dukje klimën e përshtatshme, që ofron vendi ynë për investimet e huaja dhe ftoi për më tepër investime në Shqipëri nga bizneset prestigjioze çeke. Gjithashtu, presidenti Topi bëri dhe një panoramë të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, për reformat kryesore të ndërmarra, po ashtu dhe të parapërgatitjes për procesin zgjedhor në 28 qershor. Ndërkohë që në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shqipëri, deputeti çek ka afruar ndihmën e qeverisë së tij për riformulimin e ligjit të dosjeve. Sipas kryetarit të ligjeve të Çekisë së shpejti do të mbërrijë në Tiranë eksperti që do të ndihmojë në riformulimin e ligjit të lustracionit, ndërsa deklaron se ligji i maxhorancës duhet të vihet në zbatim vetëm në momentin kur të mos ketë përplasje me kushtetutën.Është e rëndësishme që të gjithë vendet ish- komuniste të ndahen nga e kaluara. Kur ne miratuam fillimisht ligjin tonë të lustracionit, pati kontestime të forta nga ndërkombëtaret sepse ata nuk e kuptonin. Ne do të sjellim një ekspert tonin për të zgjidhur problemet tekniko- juridike që ka ligji. Kur të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën, atëherë mund ta vini në zbatim tha Brenda.