E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Policia po vepron në mënyrë antikushtetuese

Policia po ndërmerr masa dhe veprime jo të qarta kushtetuese e urdhërur nga eprorë të politizuar. Deklarata vjen nga anëtari i asamblesë kombëtare në PS, ish-ministri i Brendshëm Ilir Gjoni i cili theksoi se policia ka trokitur në dyert e qytetarëve duke kërkuar të dhëna dhe informacion lidhur me emigrantët shqiptarë. "Ky veprim nga ana e strukturave të policisë të urdhëruara nga eprorët e politizuar përveçse bie ndesh me misionin dhe funksionet e Policisë së Shtetit, përbën një sinjal të qartë të një skenari në fermentim për mundësinë e keqpërdorimit të policisë së shtetit në funksion të partisë në pushtet"-theksoi Gjoni nga selia rozë. Në emër të Parisë Socialiste, ai u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të mos bien preh e presioneve antiligjore të shefave politikë, por të respektojnë ligjet e vendit dhe statusin e paanësisë politike të trupës së policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›