E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Gjiknuri: Ish policë për të ruajtur zgjedhjet

Ish- shefa policie, të shkarkuar nga detyra do të jenë pranë çdo incidenti që mund të ndodhe në ditën e zgjedhjeve, në 28 qershor. Artan Didi, Pjerin Ndreu, Xhevair Karaj e të tjerë, janë disa prej emrave që të angazhuar nga Partia Socialiste do ti përbejnë një strukture të pranishme në çdo shqetësim që lidhet me ruajtjen e votës të opozitës në 28 qershor. Nënsekretari për çështje ligjore, Damian Gjiknuri thotë se socialistët do ti kenë sytë katër atë ditë. Do ti bëjmë sytë katër që të mos lejojmë asnjë shkelje, asnjë cënim të votës së shqiptarëve nga ana e qeverisë sepse qeveritë kryesisht kanë tendencën për të abuzuar me pushtetin. Në PS janë ofruar shumë kategori njerëzish, përfshirë edhe ish policë të cilët në mënyrë të paligjshme janë liruar nga detyra, megjithëse kanë qenë policë të trajnuar, pra oficerë policie karriere, ashtu sikurse janë ofruar  dhe shume shtetas të tjerë të cilët kanë punuar në administratë publike dhe janë hequr në mënyrë të paligjshme. Këta njerëz, një pjesë e mirë e tyre janë të angazhuar në strukturat e PS, një pjesë mund të jenë bërë anëtarë të PS, një pjesë tjetër mund të jenë bërë vullnetarë të cilët duan të kontribuojnë për zgjedhje të lira e të ndershme. Këta njerëz do të ofrojnë vullnetin e tyre dhe disponibilitetin fizik për të qenë në qendra votimi të caktuara, duke vëzhguar situatën në terren, duke denoncuar të gjitha faktet, tha Gjiknuri.  Në 18 shkurt të 2007, një grup vullnetaresh me në krye deputetin atëherë socialist, Paulin Sterkaj ka vepruar ne Tirane. Nuk do të ishte hera e parë thotë Gjiknuri që demokratët do të tentonin manipulim të votës.Në zgjedhjet vendore disa tentative të qeverisë u parandaluan në kohë edhe për shkak të rolit aktiv të medias, por edhe për shkak të denoncimit që bëri në kohë Partia Socialiste , tha Gjiknuri. Veç ish- policëve në Partine Socialiste janë afruar edhe një pjesë e mirë e ish- punonjësve të administratës që ndihmojnë për një proces zgjedhor të rregullt, tha Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›