E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika ruse ndaj Sirisë irriton Washingtonin

Administrata e Presidentit amerikan, Barack Obama, e ka akuzuar Rusinë për vazhdimin e një politike “moralisht të bankrotuar” në Siri.

Departamenti i Shtetit tha se Washingtoni është “i shqetësuar” për shkak se Moska ende po e furnizon regjimin e Bashar al-Assadit me materiale, që mund të përdoren për të luftuar kundër kryengritësve.

Reagimi vjen pasi Turqia urdhëroi një aeroplan sirian të udhëtarëve që vinte nga Moska në Damask për të ateruar në Turqi.

Kryeministri i Turqisë tha se aeroplani kishte municion dhe pajisje ushtarake për regjimin e Assadit.

Të premten, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se aeroplani legalisht po barte pjesë ruse të radarit për Sirinë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Washingtoni nuk ka asnjë dyshim se janë konfiskuar “pajisje të rënda ushtarake”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›