E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB me rezolutë për ndërhyrje në Mali

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njëzëri e miratoi rezolutën me të cilën kërkohet nga vendet e Afrikës Perëndimore që t'i përshpejtojnë përgatitjet për intervenim ushtarak ndërkombëtar në Mali, pjesa veriore e të cilit ndodhet nën kontroll të kryengritësve islamikë.

Rezoluta e KS të OKB-së jep afat prej 45 ditësh për përgatitje të planit me vendime konkrete për madhësinë, financimin dhe aksionet e forcave, të cilat do të përpiqen të normalizojnë situatën në Mali.

Bashkësia ekonomike e vendeve të Afrikës Perëndimore, të cilën e përbëjnë 15 shtete, paraprakisht kumtoi se është e gatshme që në Mali të dërgojë rreth 3.000 ushtarë.

KS i OKB-së, pas dorëzimit të planit nga ana e vendeve të Afrikës Perëndimore dhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, do të duhet të miratojë edhe një rezolutë me të cilën aprovohet dërgimi i forcave paqësore në Mali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›