E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona nxënës luten për shërimin e Malalas

Miliona nxënës të Afganistanit janë lutur për shërimin e Malala Yousafzait, vajzës 14 vjeçare të plagosur nga talibanët në luginën e Suatit në Pakistan.

Zyrtarë të Ministrisë afgane të Arsimit kanë thënë se rreth 9.5 milionë nxënës në 15 mijë shkolla në Afganistan janë lutur të shtunën për nxënësen e plagosur.

Ministri i Arsimit, Faruk Uardak, duke folur në një shkollë në Kabul e ka quajtur plagosjen e Yousafzait një krim “kundër islamit dhe njerëzimit”.

Talibanët pakistanezë e kanë qëlluar të martën në kokë Yousafzain, derisa po shkonte me autobus në shkollë, si hakmarrje ndaj fushatës së saj për të drejtat e vajzave për shkollim në ish-strehën e militantëve në Suat.

Ajo gjendet nën kujdesin intensiv në një spital ushtarak në Rawalpindi pas ndërhyrjes kirurgjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›