E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama optimist per zgjatjen e afatit te shkurtimit te taksave

Presidenti amerikan Barak Obama thote se ka shenja pozitive se Kongresi do te miratoje zgjatjen e afatit per shkurtimet e taksave mbi pagat si dhe zgjatjen e sigurimeve per papunesine por paralajmeroi se asgje nuk eshte e garantuar deri ne momentin qe ai e siglon ligjin.

Presidenti Obama tha sot ne Uashington se vendi vazhdon perpjekjet e rimekembjes per te kapercyer pasojat e krizes dhe se ka ende shume pune perpara. Ai tha se nuk eshte ne interes te vendit qe qeveria federale te behet pengese ne keto perpjekje.

Presidenti i beri komentet nje dite pasi shumica republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve njoftoi nje propozim per te zgjatur deri ne fund te vitit shkurtimin e taksave mbi pagat pra me sa duket ata kane hequr dore nga parakushti per shkurtime buxhetore ne shkembim per kete mase.

Shkurtimet e takses mbi pagat skadojne ne fund te muajit. Negociatat per zgjatjen e tyre deri ne fund te vitit kane ngecur nga perplasjet partiake mes ligjvenesve nga te dy krahet politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›