E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyrat festive të 1 majit nuk do të ndalen, megjithë irracionalitetin e opozitës në protestë

Shumica parlamentare organizon sot në sheshin “Nënë Tereza”, një tubim madhështor me mbështetës të saj, por edhe të gjithë shqiptarëve, për proceset e integrimit dhe reformat e realizuara në këto 5 vite.
Mazhoranca feston në shesh për Shqipërinë pa viza dhe shqiptarët e integruar në strukturat e BE.
Mazhoranca zbarkon sot në shesh, për të gjitha reformat e realizuara nga qeveria “Berisha” përgjatë 5 viteve me radhë, duke e bërë Shqipërinë, vendin ideal dhe shembullin e progresit e të zhvillimit, ndër vendet ish komuniste.
Qeveria “Berisha”, i ktheu Shqipërisë fytyrën perëndimore dhe e konfirmoi atë në vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke i dhënë një shtysë madhore, integrimit në NATO dhe BE.
Partia Demokratike, feston sot me të gjithë shqiptarët, përparimin e hedhur në këto 5 vite, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërtimin rrënjësor të infrastrukturës, dyfishimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e standardit të jetesës në Shqipëri.
Të gjitha këto, falë një angazhimi konkret dhe institucional të qeverisë “Berisha”. Me të drejtë, Partia Demokratike dhe aleatet e saj në qeveri, festojnë sot, triumfin më të madh të vendit, integrimin në strukturat euroatlantike: liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat, procese këto, gjithnjë e më të afërta dhe në prag të realizimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›