E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Protesta e opozitës, si një koncert i hapur politik”

Majlinda Keta, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste

Ish drejtuesja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste, Majlinda Keta ka dalë formalisht kundër protestës së selisë rozë, duke e ironizuar atë si një “koncert të hapur politik”, pasi siç tha ajo, opozita është jashtë çdo lloj linje institucionale.
Këta tha se protesta i ngjante kongresit të Partisë Socialiste, duke shtuar vetëm elementin se bëhej në një ambient të hapur.
Ish-përfaqësuesja e lartë e PS, tha se organizimi i protestës linte për të dëshiruar dhe se fund e krye u dominua nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. “Protesta nuk duhet të ishte çelur nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, por fjalën e parë duhet ta mbante një grua. Në podium, veç politikanëve duhet të ishin ngritur përfaqësues edhe nga grupime të tjera”, u shpreh ajo.
Majlinda Keta ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, se nuk është e lehtë të takosh një opozitë që nuk është në parlament. Në këtë pikë Keta tha se “për sa kohë që opozita do të jetë jashtë institucioneve, asnjë institucion nuk do të dojë të takojë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›