Ngjyrat, si mashtruese
Ja një pemë ekzotike që bën fruta ekzotike. Me gjethe jeshile, nga ajo jeshilja e butë, e përpunuar nga natyra a Zoti, që të shkakton një ndjesi paqeje dhe qetësie kur e sheh...Fokusi i kamerës afrohet edhe më nëpër degët dhe gjethet e pemës. Ja dhe frutat ekzotike. Po kjo degë që fillon e lëviz, ç’është?!...Ah, qenka një gjarpër...ekzotik. Helmues, sa po të kafshoi të mpin e të nxin për dy minuta. Çudi, gjarpri paska të njëjtin kolor si të gjetheve të pemës së pafajshme. Identik! As nuanca më e hollë nuk i luan jeshiles së trupit të tij me jeshilen e gjetheve të pemëve. Trupi i gjarprit ndalon për një çast mes degëve, dhe merr formën e një grupi gjethesh nga të pemës së pafajshme. Edhe koka ndalon në atë mënyrë që të ngjajë fiks me një gjethe për nga forma. Nga kolori, po se po. Po pse? Ah po, ja ku po vjen një zog ekzotik i pafajshëm, të pushojë pak në degët e pemës ekzotike, që bën fruta ekzotike dhe ku fshihet gjarpri ekzotik. Edhe zogu i gjithi i gjelbër qenka, fiks kolorin si të pemës dhe të gjarprit. Sa ulet në degë dhe kthen kokën nga ana tjetër, i hidhet vetëtimthi jeshilja paqësore e gjarprit dhe e kollofit qetë-qetë...
Kujt t’ia vesh fajin në këtë mes? Pemës me gjethe jeshile? Gjarprit jeshil? Apo zogut jeshil, që i besoi ngjyrave dhe iu duk se s’kishte asnjë kanosje për të pushuar sado pak në degë të pemës? Duket se asnjë prej të treve s’qe fajtor (nëse mund të flitet për faj). Fajtore duket se ishte vetëm ngjyra e përbashkët jeshile, që i unifikonte të tre, pavarësisht nga “qëllimet” e ndryshme...E pamundur që ky unifikim koloriti jeshil kaq i njëjtë i të treve (pemës, gjarprit dhe zogut) të ketë qenë i rastësishëm...Kur shumë rastësi thonë të njëjtën gjë, nuk kemi të bëjmë më me rastësi...
Ky fragment i parë në ‘Eksplorer’, as vetë nuk e di se si më del para syve dhe më bën disi skeptik sa herë dëgjoj apo shoh kolore cohe të përbashkëta që njerëz të ndryshëm, me nivele dhe dije të ndryshme, me interesa të ndryshme, me ndërgjegje dhe moral të ndryshëm, me përvoja dhe qëndrime të ndryshme gjatë viteve, tentojnë dhe përpiqen të unifikohen nëpër grupime dhe tubime politike...
Po ky fragment; i pemës, gjarprit dhe zogut mu kujtua, ndonëse pa ndonjë lidhje direkte, përsëri kur një i njohur, që thoshte përherë se ishte një idealist i pandreqshëm dhe i përjetshëm, por më në fund kishte ndryshuar, filloi të më rrëfente duke pirë kafe, me irritim, indinjatë dhe zhgënjim një ditë, për peripecitë e veta politike të këtyre 20 viteve të fundit. Rasti i zotërisë në fjalë ishte një rast i veçantë, pasi ky nuk rrinte brenda kolorit të një partie të caktuar politike në këto 20 vjet, por ishte një lloj opozitari i përhershëm me të gjitha qeveritë e partive kur ishin në qeverisje. E kishte filluar duke marrë pjesë që në mitingjet dhe protestat e viteve ’90. Pastaj, kundër socialistëve dhe qeverisë teknike. Më vonë, në protestën kundër zgjedhjeve të ’96-ës. Në mitingjet kundër qeverisjes së majtë, kundër qeverisjes së djathtë, e në vazhdim. Sa dëgjonte nga mediat që kishte filluar korrupsion i madh, nepotizma dhe lloj-lloj padrejtësisht dhe paudhësish, me vrap shkonte në tubim dhe protestë antiqeveritare...
“Mirëpo, sa më tepër dilja në protesta dhe mitingje, aq më shumë rrënohesha ekonomikisht dhe më hiqnin nga puna gjatë 20 vjetëve, jo vetëm mua, por edhe të afërmit. Unë varfërohu, kurse ca bashkëprotestues, pasurohu!..Ju shkoja dhe ju trokisja nëpër zyra bashkëprotestuesve kur qenë në pushtet për ndonjë hall, punë, a siklet. Hë, mirë o mirë, me kë e ke!...Bënin sikur nxitonin, sikur s’kishin kohë, sikur flisnin me cel. Më i miri qe ai që vërtet s’të mbaronte punë asnjëherë, por të mbante me gajret. Unë shko në këmbë nëpër mitingje e tubime, ata shko në qejfet e tyre me fuoristrda dhe ‘BMWX5’-sa...!” - rrëfente dhe psherëtinte i ngrati i njohur...
–”Ky diferencim dhe ndarje me ish-bashkëprotestuesit, ndodhte vetëm në pjesët e ‘filmit’ të qeverisjes dhe pushtetit, sepse në opozita qemë në unison përsëri, me një zë dhe me një kolor partie. Disa prej të afërmve që më duket se e pësuan nga daljet e mia në mitingje, tubime dhe protesta opozitare, nuk iu pëlqen të më flasin as me gojë. Na more në qafë, - thonë, - me ato daljet në mitingje, tubime dhe protesta të pafundme gjithë jetën! Por, unë s’vura mend, ja, dola përsëri në protestat më të fundit. S’e kam inatin me të gjithë protestuesit, jo! Ka si puna ime sa të duash aty, por me disa që i njihja mirë. Shiko anash, fytyrë protestuesi e njohur, që si unë, thërriste kundër qeverisë. Kur qe në post e i trokisja në derë të zyrës, qe përherë i zënë... Shiko pas, një fytyrë tjetër e njohur protestuesi kundër qeverisë, një pensionist tashmë i kamur, në sajë të punëve shtetërore të të birit në qeverisje të caktuara. Hidh sytë në tjetrën anë, një tjetër protestues tashmë edhe më i pasur, që kur qe në pushtet duhet të ikje me vrap po ta shihje rrugës, nga bodyguard-ët dhe shoferët e fortë që të dilnin para tij, le më të flisje me shefin, dora vetë, për punë dhe hall...” – vazhdonte në të tijën i njohuri, dhe rrufiti fundin e filxhanit...
“Habitem, pse nuk bëhen mitingje, tubime dhe protesta për zullumet, gabimet, fajet dhe padrejtësitë e qeverive të së shkuarës, por vetëm të aktualeve...! Dhe, të ndërrojmë vendet! Ne protestuesit të rrimë në podium të gjithë sa jemi, qindra a mijëra, e politikanët poshtë përballë nesh...
Tani do bëj të kundërtën! Të bëhet ç’të bëhet! S’kam ç’të humbas më, sepse s’fitova gjë me protestat dhe tubimet opozitare! Do humbas idealet, moralin dhe nderin thua ti?!...Jo mor vëlla, ideali, nderi dhe morali vlen vetëm atëherë dhe aty ku njihet dhe vlerësohet si duhet!... Tani e tutje do të shkoj vetëm nëpër sebepe qeveritare, aty ku venë të ‘qutit! Ku janë dhe ku s’janë festat, inaugurimet, aty do vete. Të kujtdo qeverie sa të kem frymë dhe të jem gjallë. Më në mitingje, tubime dhe protesta opozitare, or byrazer nuk shkoj, sikur qielli me tokën të bashkohen!...” – përfundoi dhe u çua si nxitimthi, duke më dhënë dorën me një fytyrë të vrerosur...
Duke u larguar, nuk e di pse mu duk si ai zogu jeshil që ulej në pemën jeshile, por ky, ndryshe nga ai fatkeqi i ‘Eksplorerit’, kishte pasur fatin të ikte duke fluturuar pa pësuar dëmtim jetik, me përjashtim të ca “puplave” më pak. Sidoqoftë, mundet që krahasimi mund të mos jetë plotësisht i gjetur dhe me vend...