Ngre siparin Festivali Kombetar i Filmit
Ngre siparin festivali kombëtar i filmit. Këtë vit ai merr një domethënie të veçantë, pasi përkon me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Për hapjen e këtij edicioni të 13 organizatorët kishin zgjedhur filmin ”Nëntori i dytë” në versionin e tij të restauruar.
Edicioni i 13 i kinematografisë e ka kthyer Tiranën në një qendër festive për qytetarët dhe kineastët si ato shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas.
I rikthyer pas gjashtë vitesh në këtë vit të 100 të Pavarësisë festivali kombëtar i filmit u hap me “Nëntorin e dytë” i cili shfaqet për herë të parë në versionin e restauruar
Nata e parë e festivalit vijoi me filmin "Anija" të regjisorit Roland Sejko. Me tematike eksodin e shqiptarëve drejt Italisë në vitin 1990.
Një ndër legjendat e skenës dhe ekranit për interpretimet e tij të papërseritshme si në dramë dhe komedi, aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në këtë rast Presidenti i nderit të festivalit vlerësoi arritjet e kinemasë shqiptare.
Festivali kombëtar i filmit ku do të prezantohen krijimet më të mira të pesë viteve të fundit vjen i realizuar falë bashkëpunimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës.
15 filma artistikë, 19 filma me metrazh të shkurtër, 17 filma dokumentarë, 12 filma vizatimorë dhe 43 filma të studentëve qe do te shfaqen cdo ditë në teatrin Kombëtar të Komedisë do të garojnë mes tyre deri 9 nëntor.
Juria që do të përzgjedhe prodhimet më të mira përbehet nga emra të njohur të fushes së kinemasë. Ndërsa i ftuari VIP i këtij edicioni do të jetë aktori italian Remo Girone, i njohur nga publiku shqiptar për rolin e Tano Karidit në filmin “Oktapodi”.