Ngrehina e shtetit dhe paktet partiake
Gazmend Oketa*
Pas 11 ditësh do të jetë data 28 qershor 2010 dhe ne do të ndodhemi saktësisht një vit më pas nga zgjedhjet e vitit të kaluar dhe nga ana tjetër do të ndodhemi në të njëjtën pikë për sa i takon debatit politik në vend.
Përsëri dje nëpërmjet një deklarate të përbashkët, dy forcat politike të Parlamentit Europian kanë shprehur keqardhje për moszgjidhjen e mosmarrëveshjeve në politikën shqiptare.
“Shprehim keqardhje që Qeveria shqiptare dhe opozita nuk mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, duke mos qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshme drejt përmbushjes së ambicieve europiane të vendit”, thuhet në deklaratë.
Dhe ne sot, ashtu si dhe ditë apo muaj më parë, do të përpiqemi që me peshore farmacie të gjejmë se anën e cilës palë mban kjo deklaratë. Unë besoj se kjo deklaratë, ashtu si dhe të tjera deklarata të mëparshme, nuk mban anën e asnjë partie politike, por mban anën e drejtësisë apo anën e zgjidhjes ligjore. Për të disatën herë deklarata mbyllet me fjalinë:
Duke kërkuar zgjidhjen e krizës, europarlamentarët vunë theksin tek zgjidhja transparente e krizës, tek respektimi i plotë i Kushtetutës. Opozitës i kërkohet të vazhdojë punën “brenda Parlamentit”, ndërsa për Qeverinë kërkohet të punojë me opozitën për reformën e sistemit zgjedhor dhe procedurat parlamentare.
Besoj se përkthimi apo leximi i kësaj deklarate ka vetëm një kuptim. Ka vetëm një organ të pavarur, i cili mund të ofrojë zgjidhjen kushtetuese, dhe ju e dini fare mirë cili është, pasi i jeni drejtuar shpeshherë, dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.
Personalisht, me gjithë respektin që kam për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, ndjehem jo mirë qoftë si politikan, por qoftë edhe si qytetar i thjeshtë, për faktin se edhe pas afro 20 vitesh demokraci, opinionet apo qëndrimet tona kërkojmë t’i mbështesim mbi deklarimet apo rekomandimet sado miqësore të partnerëve tanë europianë apo amerikanë.
Fatmirësisht Shqipëria jonë, besoj e dashur për të gjithë, ka një Kushtetutë neni 7 i së cilës thotë:
Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
E thënë me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për këdo, godina demokratike ngrihet mbi disa kolona të rëndësishme, të cilat mbajnë më pas peshën e të gjithë ngrehinës. çdo përpjekje për të eliminuar apo anashkaluar njërën apo të gjitha këto kolona do çonte në një përfundim fatal, që do të ishte shembja e godinës.
Pikërisht tashmë prej një viti propozimi i z.Rama është heqja e kolonave të republikës dhe zëvendësimi i tyre me një marrëveshje ndërmjet partive, shkurt rrëzimi i godinës apo i sistemit qeverisës.
Pikërisht sot pas një viti nga zgjedhjet, kur vendi ndodhet fare pranë vendimeve vërtet të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, liberalizimi i vizave, statusi i vendit kandidat për BE, në emër të së ashtuquajturës transparencë z. Rama vazhdon të mbajë një qëndrim totalisht të pakuptueshëm për një kryetar të partie opozitare e aq më shumë të partisë më të madhe opozitare.
Në fjalën e tij në Berlin, në korrik të 2008-ës, Presidenti Obama, të cilit shpesh z. Rama i referohet thoshte:
“Partneriteti dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve nuk është një zgjedhje, është e vetmja rrugë, e vetmja rrugë për të mbrojtur sigurinë e përbashkët dhe përparuar njerëzimin. Prandaj rreziku më i madh është që të lejojmë ngritjen e mureve që na ndajnë nga njëri- tjetri.”
E njëjta gjë vlen edhe për bashkëpunimin në politikë, por fatkeqësisht z. Rama, pavarësisht angazhimit të tij prej afro 12 vitesh në politikë, akoma nuk e ka kuptuar ose aq më keq nëse bën sikur nuk e ka kuptuar.
çdo përpjekje e cilitdo, për të ngritur mure të reja ndarëse të çfarëdo lloji, duke penguar proceset integruese të vendit dhe shqiptarëve, absolutisht që nuk do sillte as përfitime politike e aq më pak do i bënte nder cilitdo që pretendon se quhet shqiptar.
Unë besoj se sidomos në këto momente të rëndësishme për vendin marrëdhëniet tona nuk duhen ndërtuar mbi diferencat apo ndryshimet që kemi për çështje të ndryshme, por duhen ndërtuar mbi objektiva të përbashkët për të mundësuar një jetë më të mirë për çdo qytetar shqiptar, për të mundësuar lëvizjen e tyre të lirë dhe afrimin e realizimit të ëndrrës së tyre europiane.
*Deputet i PD