Vlora kundër ndërtimeve abuzive përreth saj
Prof. As. Dr. Romeo Hanxhari
Eshtë Vlora këtë radhë në hartën e ndërhyrjeve të Inspektoratit të Lartë të Ndërtimit. Dhe pikërisht në një zonë të folur prej shumë kohësh dhe për shumë motive: e ashtuquajtura zona e Pyllit të Sodës. Siç e tregon edhe vetë emërvendi, kjo zonë përfshin njëkohësisht edhe “sodën” edhe “pyllin”, pra edhe një territor hot-spot të ndotjes (territor me ndotje të lartë të ish-Sodës), edhe një territor me vlera mjedisore për qytetin (pyllin vetë). Në të dyja këto pjesë ka ndërtime abuzive të shumta. Ndërtimet në zonën e ndotur bëjnë që këta banorë të pësojnë dëme shëndetësore tepër të rrezikshme, që këta banorë nuk mund ta njohin plotësisht, dhe ndaj shoqëria duhet të ndërhyjë për t’ua ndalojë atyre që t’i bëjnë dëm vetes prej padijes apo çfarëdoqoftë arsyeje ekonomike. Prishja e ndërtimeve pa leje në zonën e Sodës bëhet për të mirën shëndetësore të vetë atyre që i kanë ndërtuar ato banesa. Ndërsa ndërtimet në zonën e pyllit, bëjnë që qyteti të pësojë dëm mjedisor sepse e privon atë nga shërbimi pastrues që ky pyll gjithsesi modest ka, ndaj shoqëria duhet të ndërhyjë që t’i ndalojë abuzuesit që të shkaktojnë këtë dëm publik. Prishja e ndërtimeve pa leje në zonën e pyllit bëhet për të mirën shëndetësore të të gjithë qytetit të Vlorës.
Këto janë arsye të forta dhe madhore që e gjithë shoqëria të jetë dhe të bëhet bllok për të mbështetur ndërhyrjen ndaj këtyre ndërtimeve pa leje, edhe pse prishja e tyre mund të ketë kosto sociale. Këto janë arsye jetike që duhet ta rreshtojnë qytetarinë e Vlorës, shoqërinë civile, biznesin, të gjithë Vlorën në krah të atyre që tentojnë të zbatojnë ligjin dhe të prishin ndërtimet problematike në tërësi. Prandaj, mendoj se duke lënë mënjanë diferencat mes tyre, qytetarët e Vlorës, që nga ata më të thjeshtët e deri tek deputetët, të jenë njësh në këtë mbështetje. Veçanërisht tani që po realizohet pikërisht ajo që disa deputetë të PS të zonës e kanë ngritur vazhdimisht si problem, pra për prerjen e pemëve në pyllin e Sodës për ndërtime, megjithëse, sipas informacioneve të fundit del se është Bashkia e Vlorës ajo që po pret pemë në pyllin e Sodës për të ndërtuar një objekt sportiv, natyrisht me leje.
Ndërkohë, për ne mjedisorët, ka edhe arsye të forta mjedisore dhe parimore që ta mbështesim këtë ndërhyrje që shpresojmë të jetë e palëkundur nga çfarëdo motivi. Pikërisht këto kategori zonash kanë qenë objekt i propozimeve që ne kemi bërë si shoqata mjedisore kur diskutohej ligji i Legalizimeve. Kemi kërkuar që të sanksionohet në ligj mos-legalizimi i dy kategorive të ndërtimeve pa leje: ndërtimet e reja që pësojnë ndotjen e vjetër, dhe ndërtimet e reja që shkaktojnë ndotje dhe degradim të ri nga ana e tyre. Një përvojë e mirë ka qenë këto javët e fundit ajo e mohimit të legalizimit për Vlorën konkretisht kemi ngritur 3 probleme: Së pari, që të mos legalizohen ndërtimet në zonën e ndotur të ish-sodës, së dyti që të mos legalizohen ndërtimet që po bëhen në pyllin e Sodës, dhe së treti një problem të cilin po ia kujtoj zotit Bojaxhi dhe gjithë atyre që janë të interesuar: është problemi i ndërtimeve mbi zonën e Ujit të Ftohtë dhe mbi zonën që njihet si e Kalasë në bregdet.
Ne kemi propozuar që mos të lejohen ndërtimet në këtë zonë, ose mos të legalizohen ato që abuzivisht janë ndërtuar. Kjo sepse kjo zonë përfaqëson pellgun ujëmbledhës të ujit nëntokësor që del në burimet e Ujit të Ftohtë, duke furnizuar me ujë qytetin e Vlorës. Uji i Vlorës vjen nga reshjet e shiut që bien në zonën e mësipërme karstike, duke bërë që ky ujë të ndotet nga ujërat e zeza të gropave septike apo nga substancave kimike që përdoren në kopshtet apo bahçet e zonës. Të ndërtosh mbi akuiferin e ujit që furnizon Vlorën me ujë të pijshëm, do të ishte njësoj sikur të ndërtoheshin qindra e qindra pallate me gropa septike buzë liqenit të Bovillës, madje edhe më keq se kaq. Pra, përfundimisht, për të siguruar që banorët e Vlorës të pijnë ujë të pastër ka dy rrugë: ose të hiqen dhe të mos lejohen ndërtime në tërë këtë zonë, ose Vlora mos të furnizohet më nga ky pellg ujëmbledhës por të rikonceptojë të gjithë furnizimin e vet me ujë nga ndonjë burim tjetër.
Kjo zonë kaq e brishtë mjedisore dhe kaq e rëndësishme për cilësinë e ujit që pi qyteti i Vlorës, po shndërrohet në një zonë të majme ndërtimi për bosat e biznesit të ndërtimit të Vlorës, midis të cilëve paradoksalisht edhe krerë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ne si shoqata mjedisore, tërheqim vëmendjen që ky do të përfaqësojë një gangrenë mjedisore dhe territorial për Vlorën, problem që do t’i kushtojë shtrenjtë për ta zgjidhur më vonë.
Përfundimisht, ndërhyrja për të mbajtur nën kontroll territorin, dhe për të shmangur dëmin mjedisor dhe shëndetësor që shkaktohet nga ndërtimet abuzive, është e lavdërueshme, me kusht që ajo mos të jetë si shiu i verës, por si furtunat gjithëvjetore.