E Shtunë, 31 Tetor 2026

U mendua se do të zhvillonte zonën

Projekti

E parë nga lart që Rruga Tregtare shfaqet në trajtën e një spirance të hedhur mes Adriatikut dhe qytetit, me dy degëzimet e saj. Njëra prej tyre, ajo majtas të çon drejt Portit Detar, ndërsa krahu tjetër drejt Mureve Rrethuese të qytetit të lashtë, shëtitores bregdetare dhe shumë objekteve me vlera historike. Në fund të viteve ‘90, Rruga Tregtare u rehabilitua plotësisht me mbështetjen e USAID-it, ekspertët e të cilit vlerësuan pozicionin strategjik të rrugës dhe ndikimin e saj në zhvillimin e krejt Durrësit. Kalimi i viteve solli një situatë të re për rrugën dhe ëndrrat e tregtarëve të saj, të cilët vetëm disa vite më parë u grupuan në një shoqatë dhe kontribuuan me fonde për rigjallërimin e zonës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre. Sot, rruga që funksionon që nga fillimi i shekullit XX, si një qendër e rëndësishme tregtare për Durrësin dhe më gjerë, paraqitet në një pamje të mjerueshme. çdo ditë, mbi trupin e saj shtohen pullat me asfalt që zëvendësojnë pllakat e thyera, pa mbushur tre vjet jetë investimi për to.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›