E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngricat bllokojnë Qafën e Llogorasë për katër orë

Vlorë

Temperaturat e ulëta dhe dëbora e rënë gjatë orëve të para të së martës kanë shkaktuar probleme serioze në aksin nacional Vlorë- Sarandë. Mëngjesin e djeshëm, Qafa e Llogorasë është bllokuar për rreth katër orë, për shkak të akullit. Drejtuesit e automjeteve, të papërgatitur për këtë situatë, nuk kanë mundur ta përshkojnë këtë aks rrugor. Ndërkaq nuk kanë munguar edhe aksidentet rrugore, por fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima në njerëz.
Aksi është bërë i kalueshëm pas mesditës, falë ndërhyrjes së borëpastrueseve dhe punonjësve të drejtorisë së rrugëve.
Aktualisht rruga vijon të jetë e rrezikshëm për shkak të ngricës dhe është e pakëshillueshme kalimi pa zinxhirë i automjeteve.
Segmenti më i vështirë mbetet ai nga vendi i quajtur “Sorkadhja” deri në Qafë të Llogorasë, edhe për shkak të pjerrësisë së rrugës dhe lartësisë mbi nivelin e detit.
Ndërkaq, policia rrugore ka këshilluar të tregohet kujdes nga drejtuesit e automjeteve që kalojnë në aksin nacional Vlorë- Sarandë e anasjelltas dhe të pajisen me zinxhirë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›