E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini rrezikon tetë banesa

Elbasan

Reshjet e dy ditëve të fundit, kanë “detyruar” lumin e Shkumbinit të dalë nga shtrati i tij në dalje të qytetit të Elbasanit. Pikërisht te vendi i quajtur “Pishat”, disa hektarë tokë janë “zhdukur” si pasojë e erozionit dhe gërryerjes masive që ka shkaktuar dalja nga shtrati e këtij lumi. Ndërkaq, tetë banesa rrezikohen seriozisht, pasi toka mbi të cilën ato ishin ngritur është përpirë nga lumi. Shkatërrimi i pritave dhe argjinaturave lumore, si shkak i prurjeve të mëdha, e ka rritur edhe më tepër rrezikun për të gjitha ndërtimet përgjatë brigjeve të këtij lumi, sidomos në fshatin Topçias.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›