E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjenë, OSBE-ja vlerëson zgjedhjet

Harxhi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, zj. Edith Harxhi, zhvilloi një tur takimesh me përfaqësues të strukturave të larta të OSBE-së në Vjenë. Gjatë vizitës së saj në Vjenë, zëvendësministrja Harxhi u takua me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, z. Marc Perrin de Brichambaut, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm dhe për gjithë asistencën që OSBE ka dhënë e jep për Shqipërinë, sidomos në lidhje me monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit të vitit të kaluar. Nga ana e tij, ai theksoi se Shqipëria vlerësohet në Vjenë, si një histori suksesi dhe se raporti përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme i OSBE/ODIHR, si dhe deklaratat e BE-së dhe SHBA-së për këto zgjedhje, ishin pozitive dhe vlerësuan përmbushjen e shumicës së standardeve të kërkuara nga OSBE, duke i dhënë kështu legjitimitetin e plotë Parlamentit të dalë nga këto zgjedhje.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›