E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngricat veshtiresojne qarkullimin

Rreth 30 automjete kanë mbetur të bllokuara gjatë natës në qafën e llogarasë për shkak të ngricës që ka mbuluar aksin rrugor që lidh Vlorën me Sarandën. Lartësia e dëborës në këtë aks ka arritur në 30 cm e cila për shkak të temperaturave është kthyer në akull.Drejtoria e rrugëve është duke punuar në terren për normalizimin e situtatës ndërkohë që është mundësuar lëvizja e automjeteve me zinxhirë.

"Ne jemi në monitorim të situatës aty, grupet e gatshme qëndrojnë atje dhe gjatë natës. Ndërhyrja ka qenë dhe në darkë dhe në mëngjes, duke i paraprirë dhe borës dhe ngricave, për të mos lejuar ngricë në zonë", tha Edmond Ibro, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve.Vlorë.

Ndërsa në qarkun e Kuksit edhe pse rreshjet e dëborës kanë pushuar prej dy ditësh, situatën e kanë përkeqësuar mjegulla dhe ngricat si pasojë e temperaturave të ulta nga -10 në -17gradë Celsius . Qarkullimi i automjeteve në akset nacionale bëhet me shumë vështirësi me zinxhrë dhe me shpejtësi shumë të vogël.

Zonat e thella të qarkut të kuksit vijojnë të beten të bllokuara dhe pa energji elektrike rrjedhimisht është ndërprerë edhe procesi mësimor.Gjithashtu edhe në qytetin e Kukësit disa lagje nuk janë furnizuar me energji.

Temperaturat e ulta vazhdojnë edhe në qarkun e korcës ku termometri gjatë natës ka shënuar temperaturën -8 gracë Celsius.Qarkullimi në rrugët nacionale është lehtësuar pas hedhjes së kripër dhe skorjeve në rrugë,ndërsa me zinxhirë udhëtohet vetëm drejt zonave malore.Erërat e forta kanë dëmtuar linjat përcjellëse të energjisë elektrike duke lënë pa energji fshatrat e thellë të qarkut si dhe dy lagje në qytet ku po punohet për rikthimin e energjisë.

F.Llanaj &F.Tota &J.Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›