Xhaferraj 21 janari goditje turizmit

Ngjarjet e 21 janarit e kanë kthyer Shqipërinë 20 vjet mbrapa sa i takon imazhit turistik e kulturor. Kjo ishte bindja e Ministrit të Turizmit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferaj në një dalje për mediat ku bëri një anlizë të vitit 2010 dhe publikoi objektivat e këtij dikasteri për vitin 2011.
"Ajo që ndodhi një javë më parë, pavarësisht detyrimit që kemi për të qenë optimist, në rradhë të parë duhet të jemi të vërtetë me qytetarët shqiptarë. I ka dëmtuar rëndë investimet turistike. Tentativa e Edi Ramës me 300 rrugacë për të marr pushtetin me dhunë, godinën e kryeministrisë, i ka dhënë një goditje të rëndë industrisë turistike", tha Ferdinand Xhaferaj, Ministër i TKRS.
Sa i takon temës së konferencës, kreu i Turzimit ritheksoi se 2010-ta ishte, viti më i mirë për turzimin, ndërsa në vitin 2011, ministria do t’i kushtojë më shumë rëndësi cilësisë në shërbime dhe trashëgimisë kulturore. Xhaferaj bëri me dije se gjatë këtij viti do të hartohet një strategji e plotë për aktivitet kulturore të cilat do t’i kushothen 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012.
Aurela Papadhima