E Shtunë, 31 Tetor 2026

DHTI Jaka Politika te gjeje zgjidhje

Biznesmenët shqiptarë i bëjnë thirrje politikës që të mos përkeqësojë klimën biznesit dhe imazhin e vendit. Për televizionin Alsat, përfaqësuesi i qindra bizneseve shpjegon se asnjë efekt pozitiv nuk vjen nga ngërçet politike apo grumbullimet e qytetarëve në protesta.

"Unë uroj që kjo situatë e krijuar, kjo klimë negative për optimizmin e gjithë shqiptarëve dhe gjithë investitorëve të kalojë sa më shpejtë dhe ti kthehemi një normaliteti ku qeveria shqiptare të flasë për projekte dhe planet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe pushteti lokal të merret me studimet dhe hartimin e strategjive dhe platformave për të zhvilluar zonat e tyre dhe për tu dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që të jenë pjesë e zhvillimit të ekonomisë shqiptare", tha Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Shembujt e ndikimeve negative nga zhvillimet e ditëve të fundit nuk mungojnë. Kreu i Dhomës së Tregtisë kërkon që të gjendet një rrugë mirëkuptimi mes forcave politike.

"Ndikimet erdhën në mënyrë të drejt për drejtë. Të hënën ne kishim një konferencë që do të zhvillohej për mjedisin në Shqipëri, që pritej të ishte dhe një vizitë e ministrit të Mjedisit të Italisë, e cila u anulua. Shumë aktivitete që ne kemi pasur në axhendë jemi detyruar ti anulojmë duke pasur parasysh dhe klimën që është në Shqipëri. Për hir të interesave kombëtare dhe njëkohësisht për hir të ekonomisë së vendit, të ulen dhe të gjejnë një kompromis politik dhe të zhvillojnë një dialog konstruktiv që ti shërbejë qytetarëve shqiptarë dhe sipërmarrjes shqiptare", vijon Jaka.

Këtë fundjave pritet sërish një grumbullim i qyetatarëve në mbështetje të opozitës. Sipas deklaratave të deritanishme protesta do të jetë paqësore. Ndërkohë, të paktën dy herë ambasadori i SHBA-ve në Trianë ka bërë thirrje për mos grumbullim të njerëzve, thirrje që deri më tani është dëgjuar vetëm nga maxhoranca.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›