E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe BE, do asistojnë fuqishëm në rehabilitimin e plotë të zonës së Shkodrës

SHBA planifikon zbatimin e dy fazave të asistencës, kthimin e zonës në normalitetit, përfshi këtu rikonstruksionin e banesave dhe rikthimin e banorëve në shtëpitë e tyre Organizmat me të fuqishëm ndërkombëtarë dhe një seri vendesh mike janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e situatës problematike në veri të Shqipërisë, si pasojë e përmbytjeve në ditët e para të 2010-ës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti europian kanë premtuar ndihmë të plotë deri në rehabilitimin e plotë të zonës së Shkodrës, e cila është dëmtuar rëndë prej përmbytjeve të ditëve të fundit. Ambasadori amerikan John Withers deklaroi se gjatë ditës së nesërme do të jepen të dhëna për fazën e parë të ndihmës nga SHBA-të që do të ndiqet nga një tjetër fazë që konsiston në kthimin e njerëzve në shtëpi. Po ashtu ambasadori i KE-së Helmut Lohan u shpreh se komuniteti ndërkombëtar ka shprehur solidaritet konkret si në eksperte ashtu edhe në shpërndarjen e ndihmave. “BE dhe shumë vende anëtare kanë treguar solidaritet, që nuk përfundon këtu. Ne do të jemi këtu në rikuperimin dhe rehabilitimin e zonës”, u shpreh Lohan. Ndërkaq, Presidenti i Republikës, i ndodhur në Shkodër për të parë nga afër situatën, deklaroi nga ana e tij se situata kritike tashmë ka kaluar, ndërsa nga dita në ditë vihet re tërheqje e ujërave dhe përmirësim i situatës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›