Pengmarrësi i vajzes, 2 vrasje në SHBA dhe Greqi
TIRANE-Arrestimi i Romeo Lekës ka “mbyllur” gjithashtu hetimet për zbulimin e vrasjes së kuksianit Renato Krasniqi dhe plagosjen e Kleo Kacës, ngjarje këto të ndodhura në 7 mars në Athinë, Greqi. Burime pranë grupit të prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët morën në pyetje dje në mbrëmje 25-vjeçarin, janë shprehur se Leka ishte kthyer në Shqipëri, fill pas krimit të ndodhur në shtetin helen. Ndërkohë, edhe në SHBA, ku ka qëndruar si emigrant për 9 vjet, krahas dënimeve për vjedhje apo shitje drogash, Leka ishte akuzuar edhe për vrasjen e një personi me ngjyrë. Për këtë krim Leka ishte arrestuar, por liruar pasi gjykata vendosi se vrasja ishte kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa kanë mjaftuar vetëm 10 ditë qëndrimi në Shqipëri, pas ardhjes së tij nga Greqia, që Leka të tentonte të grabiste një bankë në rrugën “Ali Demi”. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje ai realizon grabitjen e një banke tjetër, këtë radhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por që e “dreqos” në fund me pengmarrjen për t’i shpëtuar rrethimit të policisë. Daja i Lekës mësohet të ketë deklaruar se nipi kishte ardhur 10 ditë më parë nga Greqia, por që nuk kishte qëndruar tek ata. Ai ka qëndruar në Tiranë, në një hotel pranë Ministrisë së Brendshme, dhe prej aty ka planifikuar grabitjen e bankave.
Vrasjet
Vrasja e Renato Krasniqit dhe plagosja e Kleo Kacës ka ndodhur nga një sulm me thikë i kryer nga Romeo Leka për shkak të 300 eurove borxh që autori ia kishte viktimës. Prindërit dhe familjarë të Krasniqit janë thirrur dhe janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Kukësit, fill pasi është mësuar fakti se pengmarrësi i arrestuar në Tiranë ishte i kërkuar në Greqi për vrasjen e 7 marsit. Leka kishte emigruar në SHBA me familjen e tij në vitin 1998, me anë të lotarisë, kur ishte 13 vjeç. Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi pas arrestimit se, Leka rezulton me dosje në SHBA, ku është arrestuar disa herë për “trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “vjedhje me armë”, “vjedhje banke” dhe për “posedim të armëve të zjarrit”. Ndërkaq, burime të Gazetës thanë se ai ka qenë arrestuar edhe si i dyshuar për vrasjen e një personi me ngjyrë. Rrethanat e vrasjes e favorizuan Lekën, dhe ai përfitoi lirimin pasi ngjarja u klasifikua në kushtet e vetëmbrojtjes. Gjithsesi, në vitin 2007, autoritetet e migracionit të SHBA-së e deportuan në atdhe Lekën. Sipas policisë, Leka gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur një vendqëndrim rezident në Shqipëri, duke lëvizur në rrethet veriore të vendit si dhe drejt Athinës si emigrant klandestin.
Grabitjet
Duket sikur me t’u kthyer në Shqipëri, Leka ka menduar vetëm për të grabitur banka. I vendosur në një hotel dhe i sigurt se fytyra e tij nuk do njihej në pamjet e kamerave të sigurisë, mesditën e enjtes Leka tenton të grabisë një filial banke në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i punonjësve të bankës dhe elementët e sigurisë e kanë detyruar të largohet duarbosh. Gjithsesi, ai ka mundur të shmangë arrestimin dhe është larguar. Të nesërmen ai ka zgjedhur një filial të një banke tjetër, por duket se tersi e ka ndjekur, edhe pse arriti të realizonte grabitjen e 30 milionë lekëve.
RENEA liron studenten dhe dorëzon
grabitësin me 30 milionët e bankës
TIRANE- I dëbuar si i padëshiruar nga SHBA dhe i kërkuar për vrasje në Greqi, mirditori Romeo Leka “shfaqet” në krah të Presidencës, i armatosur, me një vajzë të marrë peng në njërën dorë dhe në dorën tjetër një qese me 30 milionë lekë të grabitura në një bankë. Është dashur ndërhyrja e forcave speciale RENEA, që në një terren të rrethuar nga Policia e Tiranës, të mundësonin bllokimin dhe neutralizimin e Romeos, lirimin e pengut dhe dërgimin e tij në pranga në ambientet e izolimit të policisë. Ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët e shumtë të zonës më të frekuentuar në Tiranë, të cilët janë bërë dëshmitarë të negociatave e përpjekjeve të policisë si dhe të arrestimit të tipit të filmave aksion policesk.
Pasdrekën e djeshme, brenda 30-35 minutave, Romeo Leka ka hyrë në ambientet e Hotel ‘Rogner’ në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Nën kërcënimin e armëve ka grabitur 30 milionë lekë të vjetra në një agjenci bankare, e cila ndodhet 20 metra nga hyrja e hotelit, në një korridor të ngushtë në të djathtë ku ndodhen dhe shumë agjenci udhëtimesh. Ka dalë prej andej me qeskën e parave, duke ecur i vetëm në këmbë nga drejtimi i Kryesisë së Kuvendit, duke u futur në zonën e ish-Bllokut. Ai është pikasur nga patrullat e përgjithshme të Komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës, të cilat janë sinjalizuar nga salla operative për grabitjen e bankës dhe i janë qepur nga pas. Prej aty Romeo ka marrë drejtimin për në Librin Universitar. Pranë lokalit “Fiesta”, ka kryer tentativën e parë për të marrë një peng si koperturë për policinë. Ka qenë një vajzë, e cila me të parë armën ka mundur ta shtyjë grabitësin që i ishte afruar dhe është larguar. Romeo ka mbërritur në “parkimin” anës rrugës ku ndodhen taksitë. Ka kërcënuar të marrë peng një taksist. Nuk janë ende të qarta rrethanat se pse e ka lënë atë më pas të lirë. Ka vijuar të ecë deri në afërsi të supermarketit “Euromaks”, ku ka kërcënuar dhe ka marrë peng studenten Lorena Korreshi. Me pengun përdore ka qëndruar për rreth gjysmë ore. Shërbimet e Komisariateve 1 dhe 2 kishin bllokuar të gjitha mundësitë e daljes nga rrethimi të grabitësit me pengun. Në fakt, është negociuar për 11 minuta për ta bindur të lironte pengun dhe të dorëzohej. Padyshim se kërkesa më e çuditshme e kryer pas asaj për një makinë dhe rrugë të lirë për të ikur, ishte kur Romeo kërkoi 2 ‘Redbull’ një për vete dhe një për vajzën peng. Policia ia ka plotësuar kërkesën për pijet energjike, madje ka qenë Krenar Ahmeti që ka bërë “korrierin” duke ja blerë në lokal dhe dorëzuar pengmarrësit. Romeo ka tentuar të bëjë edhe një herë konfuzion duke hedhur paratë e grabitura, por nuk ia ka dalë. Ndërhyrja e RENEA-s ka qenë vendimtare për arrestimin e tij dhe zgjidhjen e situatës së pengmarrjes.
(d.b/GSH/BalkanWeb)