E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihet në 87 numri i aksidentit më të ri në një minierë kineze

Ekipet shpëtimtare bënë sot përpjekje maksimale për të arritur deri te 21 minatorët, të cilët kanë mbetur të ngujuar, pasi që numri i të vdekur si pasojë e shpërthimit në një minierë në veri të Kinës është ngritur në 87-të, aksidenti ky më vdekjeprurës që ka ndodhur në minierat kineze gjatë dy viteve të kaluara.

Shpërthimi i cili ndodhi të shtunën, në minierën e kontrolluar nga shteti Xinxing, në provincën Heilongjiang, ishte aksidenti i radhës i cili tronditi industrinë e minierave në Kinë-një prej më të rrezikshmeve në botë. Autoritetet kanë theksuar se siguria është duke u përmirësuar, por me qindra minatorë ende vdesin si pasojë e aksidenteve të cilat ndodhin për çdo vit.

Numri i viktimave pothuajse është dyfishuar gjatë natës, pasi që autoritetet në minierën Xinxing konfirmuan vdekjen e 87 minatorëve.

Gjithsej 528 minatorë kanë qenë duke punuar në minierë, në momentin kur ndodhi aksidenti, ka njoftuar Administrata shtetërore për siguri në vendin e punës. 420 minatorë kanë arritur të shpëtojnë.

Zyrtarët e kompanisë shprehën shpresën se do të nxjerrin të gjallë nga miniera, minatorët të cilët ende kanë mbetur të ngujuar aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›