E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet numri i të vdekurve të aksidentit në Egjipt

Numri i të vdekurve, që humbën jetën si pasojë e aksidentit hekurudhor, i cili ndodhi në jug të Kajros, është ngritur dje në 18, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e Egjiptit.

Kjo ministri theksoi se 39 persona tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes mes dy trenave të udhëtarëve, aksident ky i cili ndodhi të shtunën në mbrëmje, por theksoi se 12 prej të lënduarve tashmë janë lëshuar nga spitali.

Një tren, i mbushur përplot me udhëtarë, u përplas me një tren pothuajse të zbrazët, i cili ishte ndalur në të njëjtët binarë, theksuan burimet e sigurisë.

Agjencia e lajmeve, MENA, theksoi se treni i parë ishte ndalur, pasi që kishte goditur një lopë, e cila gjendej mbi binarë. Treni që ka qenë në lëvizje ka qenë duke udhëtuar nga Kajro për në qytetet Asuit dhe Asvan, qytete këto të njohura turistike në Egjipt. Në mesin e viktimave nuk kishte turistë të huaj.

Një zyrtar i shërbimit hekurudhor të Egjiptit theksoi se është formuar një Komitetet teknik, për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Një seri e aksidenteve, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, kanë nxitur hidhërimin e opinionit publik, për shkak të masave të pamjaftueshme të qeverisë, për të shtuar sigurinë e transportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›