Ngrihet qendra sociale për të rinjtë në vështirësi
Autori i Lajmit: red.
Rreth 50 të mitur dhe të rinj nga qyteti i Durrësit do të frekuentojnë çdo ditë qendrën sociale ditore "Mbështetje dhe të ardhme për të rinjtë në vështirësi", e cila nisi funksionimin e saj dje në mjediset e shkollës së mesme të përgjithshme "Leonik Tomeo". Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre të ngritur nga Bashkia e Durrësit dhe organizata shqiptare "Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore", kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, tha se "administrata e Bashkisë do të ofrojë mbështetjen e saj të vazhdueshme për këtë qendër, e cila do të ketë në fokus të punës së saj identifikimin e të miturve dhe të rinjve në vështirësi, ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe referimin e rasteve të adoleshentëve me probleme të ndryshme sociale." Kjo qendër do të presë çdo ditë 50 të mitur dhe të rinj nga mosha 14-20 vjeç, pjesë e komunitetit të Durrësit, të cilët vijnë nga familje me probleme social-ekonomike, që kanë braktisur shkollat për shumë arsye, si dhe moshatarë të tyre me probleme që vijojnë frekuentimin e shkollave. Në këtë qendër që do të financohet sipas një programi social 2-vjeçar, ka një staf të kualifikuar për shërbime psiko-sociale, shëndetësore dhe argëtuese-kulturore. Të rinjtë që frekuentojnë qendrën ditore mund të ndjekin edhe kurset profesionale në degët: kuzhinier, elektricist, kamerier, parukeri, me mundësinë e punësimit në sektorin privat. Ndihmesa financiare për këtë qendër vjen nga një grup të rinjsh gjermanë, të cilët nëpërmjet fondacionit "Ndihmoni Jetët e Fëmijëve" (Shuler Helfen Leben) kanë mbledhur fonde për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë në vështirësi. Bashkia e Durrësit që prej disa vitesh ka mbështetur funksionimin e disa qendrave sociale si ajo në ndihmë të grave në nevojë, qendrën ditore të të moshuarve, azilin e njerëzve në nevojë dhe qendrën në mbrojtje të fëmijëve.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008