PANAIRI I PUNES TIRANE
Autori i Lajmit: red.
Panairi "Tregu i Punës, Tiranë 2008", i çelur në mjediset e Pallatit të Kongreseve, me rreth 70 stenda biznesesh nga më të sukseshmet në treg, të vendosura në një sipërfaqe prej 2200 metër katrorë, shënoi një fluks të madh frekuentuesish. Në hapjen e tij pati mijëra të interesur për punë, kryesisht të rinj të sapodiplomuar, të cilët me aftësitë respektive dhe CV-të e tyre në dorë, vizituan stendat për t u njohur me vendet e punës që ofruan bizneset e fushave të ndryshme, si në telekomunikacion, shërbimin bankar, linjave prodhuese, menaxhim, marketing, sektorin e ndërtimit, instalimeve hidraulike dhe elektrike, etj. Panairi i punës në Tiranë, në dallim nga shërbimet e tjera të punësimit që u adresohen dhe ndihmojnë punëtorët e pakualifikuar dhe që nuk kanë akses në informacionin për tregun dhe vendet e punës, është konceptuar t u adresohet një spektri të gjerë punëkërkuesish, madje edhe specialistëve të diplomuar e specializuar në universitete. Sipas informacioneve studentët e sapodiplomuar në degë të ndryshme aplikuan për punësim në katër kompani. Sipas tyre, ky aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë, pasi në një kohë shumë të shkurtër iu dha shansin që të informohen mbi mundësitë e punësimit. Sipas përfaqësuesve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Zyrës së Punësimit në Tiranë, u theksua se numri i kërkesave për punë mund të llogaritet sa katërfishi i 2000 vendeve të punës që ofrohen në panair. “Pati një fluks të madh kërkimi për mundësi punësimi pranë firmave pjesëmarrëse dhe ky fakt rezulton se edhe panairi i Tiranës, i ngjashëm më panairet e tjera të punësimit të zhvilluara në Berat, Durrës dhe Fier, do të vjelë rezultate të suksesshme”, - u shpreh për mediat drejtori i Zyrës së Punësimit në Tiranë, Thoma Melo, sipas të cilit, efektiviteti i panaireve të punësimit qëndron në nxitjen e punësimit, duke krijuar një treg pune të hapur ndaj kërkesës dhe ofertës. Ai tregoi se deri tani mosha më e hasur në stendat e bizneseve janë studentët e sapodiplomuar dhe mosha deri në 35 vjeç, por ka këkesa edhe nga punëkërkues me arsim të mesëm. Vlera e këtyre aktiviteteve, sipas Melos, qëndron në faktin se po nxjerrin shërbimet e punësimit nga rutina dhe monotonia dhe po ekspozohen ndaj aktorëve të tjerë të tregut, si punëdhënësve, ashtu edhe punëkërkuesve. Bashkëpunimi i bizneseve me shërbimet publike të punësimit po rrisin fuqinë e tyre në tregun e punës. Drejtoresha e Politikave në Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP), Mirela Marto, vlerësoi se “tashmë zyrat e punësimit, si shërbim publik, mund të konsiderohen jo thjesht si zyra, por shërbime punësimi. Ky nuk është thjesht një ndryshim emërtimi, por ndryshim vizioni, mentaliteti, misioni dhe funksioni”. Firmat pjesëmarrëse në panairin e Tiranës ishin: FERLAT, OLYMPIA (qendër biznesi); QFP1 QFP4 (qendër formimi), Selenica bitumi (minierë), Banka Amerikane, BKT, Reiffaisen (banka) Vodafone, Medicom (universitet), PARSH (fondacion), GRID (sondazhe), Grupi Dudaj (universitet), FIA (grup investuesish), Çelësi (informacion), UNYT (universitet), NGB, PRO CREDIT (banka), EDIL ALIT (ndërtim, telekom), 100% shqip (qendër informimi), Teleperformancë (call center), ZRP, AMC, Atlantik, Universiteti Europian i Tiranës, MEGA Tek (prodhim gipsi), MAXI sh.p.k. (prodhim mermeri), etj.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008