E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne epidemi gripi. 15 mije te prekur cdo jave

Vendi ynë tashmë është prekur nga epidemia e gripit sezonal. Rastet që raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 15 mije persona çdo jave me grip, thone mjeket tregojnë për nje situatë epidemike, ndërkohë që edhe numri i pacientëve të prekur me A/H1N1 është rritur deri në 68 persona.

“Gjithsej në total numri I rasteve arrin në 68 me A/H1N1. javën e kaluar numri total I rasteve me infeksione të sipërme dhe të poshtme respiratore ishte diku tek 15 mijë raste. Ka një shtim të rasteve. Bazuar në situatën epidemiologjike që kemi, tendencën në rritje të infeksioneve respiratore jemi në epidemic” thotë drejtori i Shëndetit Publik, Enver Rroshi.

Por sipas drejtorit të ISHP-së nuk është vendi për panik pasi situata epidemiologjike, në vend është nën monitorim. Ata thonë se pacientët me simptomat e gripit duhet të izolohen pësr disa ditë.

“Rekomandimi im është që të gjithë njerëzit që kanë probleme me gripin në përgjithësi duhet të orientohen tek mjeku I familjes, duhet të izolohen disa ditë kur janë me temperaturë të lartë, me dhimbje koke. Në rast se temperature vazhdon duhet të shkoje tek mjeku i familjes apo specialisti për t’u parë më tutje” thotë Roshi.

Fatmirësisht në vend nuk janë shënuar viktima nga gripi, ndërkohë që ka patur edhe raste me një gravitet të lartë si pasojë edhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›