E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java, vlera e USD i kalon 101 leket

Si rezultat i vleresimit ne tregjet nderkombetare, nje dollar amerikan po kushton me shume edhe ne vendin tone. Nje dollar ka kushtuar dje ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane 101 leke nga 98 leke qe ishte ne fillim te javes. Te dhenat tregojne se brenda dy muajsh leku eshte zhvleresuar me 9 per qind ndaj dollarit. Kete here zhvleresimi i lekut me shume se sa per shkaqe te brendshme, duket i lidhur me ecurine e tregjeve valutore nderkombetare, ku kohet e fundit po vihet re nje forcim i shpejte i dollarit amerikan, sidomos ndaj euros. Ekspertet thone se euro po paguan kostot e veshtiresive qe kane disa vende anetare te Bashkimit Evropian me financat e tyre publike, si Greqia, Spanja dhe Portugalia, ku deficitet buxhetore luhaten deri ne 12 per qind. Kjo ka bere qe investitoret humbasin besimin dhe ta shohin tashme euron si nje monedhe me rrezik cka po sjell zhvleresimin e saj ne tregje. Renia e euros eshte nje lajm i mire per te gjithe klientet e bankave qe kane monedhe dhe qe te ardhurat i kane ne leke. Gjithashtu, dobesimi i euros do te ndikoje edhe tek tregtia e jashtme, duke pasur parasysh se 60% e shkembimeve tregtare kryhen me vendet e Bashkimit Evropian. Autoriteti qendror bankar, ka mohuar edhe njehere mundesine per te ndryshuar regjimin e kursit te kembimit. Disa eksperte te pavarur te ekonomise kohet e fundit kishin hedhur tezat e ndryshimit te regjimit te kursit te kembimit nisur nga zhvleresimi monedhes vendase. "E kam perseritur edhe me pare qe zgjedhja jone ka qene e duhur, ne drejtim te regjimit te kursit te kembimit. Regjimi fleksibel kursit te kembimit ne Shqiperi ka qene dhe mbetet nje nga garantoret e zhvillimeve te qendrueshme afatgjate te ekonomise shqiptare" eshte shprehur guvernatori Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›