Pas dy dekadash me 2009, eksporti i energjise kalon importin
Per here te pare ne 20 vitet e fundit ekonomia e vendit gjate 2009 ka shenuar nje bilanc pozitiv ne tregtine me jashte te energjise, ku eksporti e kaloi importin dhe vendi u furnizuar 24 ore me energji. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise per sa i perket bilancit te shkembimit te energjise gjate ketij viti, ky tregues per here te pare ka rezultuar pozitiv. Energjia e eksportuar ka qene 275.6 GW/h me e larte se, niveli i importuar. Konsumatoret familjare mbeten perdoruesit kryesore te energjise me 57 per qind te tregut. Evidentohet nje renie vjetore e konsumit nga jofamiljaret, ku peshe te rendesishme zene bizneset tendenca pozitive e treguesve te sektorit energjetik gjate gjysmes se pare, te vitit vazhdoi te ndihej edhe ne muajt korrik - gusht 2009. Megjithese kjo periudhe perkon me kushtet me te dobeta hidrike te vitit, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare, ne dy muajt e pare te tremujorit te trete prodhimi i energjise u rrit me 3 per qind. Per sa i perket prodhimit te energjise elektrike ne tete muajt te vitit, ky tregues ka shenuar nje rritje te konsiderueshme me rreth 26.5 per qind. Gjithashtu, ecuri pozitive jane shfaqur edhe ne administrimin e rrjetit te shperndarjes se energjise, ku vihet re se raporti i humbjeve ne shperndarje me prodhimin ra me 4.5 pike perqindjeje
ne terma vjetore.