E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i Obamës „ndihmon 9 milionë familje‰

Presidenti Barak Obama
bëri dje publike planin e tij
të shumëpritur, që synon
të ndreqë krizën e kredive të
shtëpive të banimit, duke vënë
në dispozicion të zgjidhjes 275
miliardë dollarë. "Të gjithë ne
po paguajmë një çmim të madh
për krizën e kredive të shtëpive
dhe të gjithë ne do të paguajmë
një çmim edhe më të lartë në
të ardhmen, nëse do të lejojmë
që kjo situatë të vazhdojë pa
ndonjë ndërhyrje. Kjo krizë ka
goditur rëndë jo vetëm pronësinë
e amerikanëve mbi banesat
e tyre, por edhe vetë ëndrrën
amerikane", bëri të ditur Presidenti
në një material sqarues
të publikuar dje në Shtetet e
Bashkuara. Obama, që fi rmosi të
martën paketën e plotë të stimulit
ekonomik prej 787 miliardë
dollarësh, synon që ta nxjerrë
ekonominë e vendit të tij nga
gjendja e recesionit të thellë, në
të cilën është zhytur që prej më
se një viti, duke përjetuar krizën
më të madhe fi nanciare të dhjetëvjeçarëve
të fundit. Kriza e
banesave në Shtetet e Bashkuara
ka luajtur një rol parësor edhe
në kaosin fi nanciar dhe bankar
që është përhapur në të gjithë
anët e globit. Ajo u shkaktua
nga pamundësia e shumë kredimarrësve
për të paguar këstet e
kredive, të cilat u bënë mjaft "të
shtrenjta", si pasojë e humbjes së
vendeve të punës dhe çrregullimeve
të tjera ekonomike. Në
fund të vitit të kaluar, rreth 9%
e të gjitha kredive të shtëpive në
Shtetet e Bashkuara u konsideruan
si kredi të dështuara. Rreth 8.1
milionë shtëpi amerikane, ose
16% e të gjitha kredive të banesave,
mund të dështojnë deri në
vitin 2012, sipas një raporti të
publikuar nga "Credit Swiss". Një
zyrtar i administratës së Obamës
bëri të ditur se plani për shpëtimin
e kredive të banesave ka një
vlerë prej 275 miliardë dollarësh.
Synimi i tij është që të ndihmojë
9 milionë familje amerikane.
Kritikët e kësaj skeme shpëtimi
mund të thonë se njerëzit do
të zhyten edhe më në borxhe,
por sipas Obamës plani i tij do
të shpëtojë vetëm atë kategori
kreditorësh që kanë qenë të
rregullt, kanë zbatuar rregullat
dhe e kanë pësuar jo për fajin
tyre. Gjithashtu, parashikohet
edhe ngritja e një fondi prej 75
miliardë dollarësh për reduktimin
e pagesave mujore edhe për
3 deri 4 milionë familje të tjera
që nuk mund t‘i përballojnë dot
këstet, falë fatkeqësive personale
financiare, apo atyre që kanë
pasojë krizën. Ky plan është
pritur në mënyrë të ndryshme
nga institucionet kredidhënëse.
Sipas disave prej tyre, plani është
shumë i mirë, por ka disa stërhollime
që e vështirësojnë disi zbatimin
e tij. Të tjerë, më optimistë,
kanë deklaruar se ai është një
fi llim i mbarë dhe i vetmi "ilaç"
që mund të ketë për momentin
kriza e banesave. Për të tjerë plani
është shumë më ambicioz nga
sa mendohej dhe njëherazi më i
kushtueshmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›