Assad, njeriu i fortë i Sirisë, i gatshëm të bashkëpunojë me Obamën
Presidenti sirian, Bashar al-
Assad, në një intervistë të
rrallë të dhënë për të përditshmen
britanike "The Guardian",
ka shprehur gatishmërinë për
t‘iu përgjigjur thirrjes për bashkëpunim
të Obamës për paqen dhe
prosperitetin në rajonin e trazuar
të Lindjes së Mesme. Ai ka qenë
gjithmonë ngulmues për rolin
parësor që duhet të luajë vendi i
tij në erën e re që po fryn me ardhjen
e Obamës. Muajt e fundit,
Damasku është shndërruar në
"kryeqytetin" e Lindjes së Mesme
për sa u përket vizitave të rëndësishme
që ka pritur: Nikolas Sarkozi,
Presidentin e Francës, David
Miliband, ministrin e Jashtëm
britanik, ministra të ndryshëm të
vendeve të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, edhe Turqia ka luajtur
një rol të rëndësishëm. Ndërsa
bota është në pritje të hapave
të parë konkretë të administratës
së Obamës në çështje të
rëndësishme për rajonin, Assad,
për sa i përket Izraelit, thotë se
nuk ka pasur kurrë shpresa të
mëdha në ndryshimin e politikës
së këtij shteti e veçanërisht
në ndryshimin e Natanjahut të
Partisë Likud, që nuk është aspak
paqësor. Megjithatë, këtë herë ai
ka vendosur të besojë në rolin
e ri që mund të luajë Amerika.
"Ne kemi përshtypjen se kjo administratë
do të jetë e ndryshme
dhe për këtë kemi marrë edhe
sinjalet e para pozitive, por do
të na duhet të presim për të parë
gjëra konkrete, si edhe rezultatet",
thotë Assad, i cili në parim
shpreson të takojë edhe vetë
Obamën, por kjo, sipas tij, "varet
nga thelbi i diskutimeve". "Unë
personalisht do të isha shumë
i lumtur nëse do të diskutonim
për paqe". Një nga shqetësimet
e tij është reagimi i lojtarëve
dhe lobeve të tjera në rajon dhe
në këtë kuadër atij i pëlqen të
theksojë mesazhin e përcjellë
edhe nga i ati, Hafez, që roli i
Sirisë është i pazëvendësueshëm.
"Nëse kërkohet një paqe tërësore
në Lindjen e Mesme, kjo paqe
nuk mund të arrihet pa praninë
e Sirisë. Ne jemi lojtarët kryesorë
në rajon". Relaksimi i Assad për
përfundimin njëherë e mirë të
epokës së Bushit është i dukshëm.
Edhe pse Siria nuk ka qenë
kurrë pjesë e të ashtuquajturit
"aksi i djallit", ajo ka qenë gjithmonë
në anën e armikut që nga
viti 2003, kur kundërshtoi sulmin
në Irak dhe mori si pasojë sanksione
nga Shtetet e Bashkuara, që
janë ende në fuqi. "Bush dështoi
në gjithçka. Administrata e tij
punoi shumë për të ndryshuar
regjimin në Siri, por kjo nuk funksionoi,
sepse unë nuk kam qenë
ndonjëherë kukull amerikane
dhe kam marrëdhënie shumë të
mira me popullin tim". Por Assad
e sheh rolin e Amerikës si shumë
të rëndësishëm në përparimin
e paqes në rajonin e Lindjes së
Mesme. Sipas tij, Uashingtoni
duhet të jetë "arbitri kryesor",
por ka ardhur koha e veprimeve
në bazën e parimit "toka për
paqe", parim i sanksionuar në
disa rezoluta të OKB-së dhe në
Konferencën e Paqes së Madridit
të vitit 1991, i vetmi forum ku Izraeli
u përball me gjithë "armiqtë"
e tij arabë. Për Assad-in, Madridi
është ende i vlefshëm dhe është
një model i mirë. Edhe iniciativa
e paqes e arabëve e parashtruar
në vitin 2002 dhe e riparaqitur në
vitin 2007, nuk ka "vdekur", por
ndodhet në "koma". Goditjen ajo
e mori nga refuzimi që Izraeli u
bëri propozimit të vendeve arabe
në lidhje me njohjen e tij në
këmbim të rikthimit të tokave që
ua mori arabëve në luftën e vitit
1967. Pas sulmit të Gazës ka shenja
të rigjenerimit të iniciativave
arabe, që tashmë kërkojnë një
koordinim të ri. Së fundi janë përmirësuar
edhe marrëdhëniet mes
Damaskut dhe Riadit të Arabisë
Saudite, por e gjithë vëmendja e
shumë vendeve të rajonit është
përqendruar në takimin e muajit
të ardhshëm në Doha të Katarit,
ku do të mblidhen të gjitha vendet
arabe për të diskutuar mbi
çështje të ndryshme të rëndësishme.
Sipas Assad-it, është
shumë e rëndësishme rivendosja
e unitetit të të gjitha palëve të
politikës palestineze.
Assad, në një intervistë të
rrallë të dhënë për të përditshmen
britanike "The Guardian",
ka shprehur gatishmërinë për
t‘iu përgjigjur thirrjes për bashkëpunim
të Obamës për paqen dhe
prosperitetin në rajonin e trazuar
të Lindjes së Mesme. Ai ka qenë
gjithmonë ngulmues për rolin
parësor që duhet të luajë vendi i
tij në erën e re që po fryn me ardhjen
e Obamës. Muajt e fundit,
Damasku është shndërruar në
"kryeqytetin" e Lindjes së Mesme
për sa u përket vizitave të rëndësishme
që ka pritur: Nikolas Sarkozi,
Presidentin e Francës, David
Miliband, ministrin e Jashtëm
britanik, ministra të ndryshëm të
vendeve të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, edhe Turqia ka luajtur
një rol të rëndësishëm. Ndërsa
bota është në pritje të hapave
të parë konkretë të administratës
së Obamës në çështje të
rëndësishme për rajonin, Assad,
për sa i përket Izraelit, thotë se
nuk ka pasur kurrë shpresa të
mëdha në ndryshimin e politikës
së këtij shteti e veçanërisht
në ndryshimin e Natanjahut të
Partisë Likud, që nuk është aspak
paqësor. Megjithatë, këtë herë ai
ka vendosur të besojë në rolin
e ri që mund të luajë Amerika.
"Ne kemi përshtypjen se kjo administratë
do të jetë e ndryshme
dhe për këtë kemi marrë edhe
sinjalet e para pozitive, por do
të na duhet të presim për të parë
gjëra konkrete, si edhe rezultatet",
thotë Assad, i cili në parim
shpreson të takojë edhe vetë
Obamën, por kjo, sipas tij, "varet
nga thelbi i diskutimeve". "Unë
personalisht do të isha shumë
i lumtur nëse do të diskutonim
për paqe". Një nga shqetësimet
e tij është reagimi i lojtarëve
dhe lobeve të tjera në rajon dhe
në këtë kuadër atij i pëlqen të
theksojë mesazhin e përcjellë
edhe nga i ati, Hafez, që roli i
Sirisë është i pazëvendësueshëm.
"Nëse kërkohet një paqe tërësore
në Lindjen e Mesme, kjo paqe
nuk mund të arrihet pa praninë
e Sirisë. Ne jemi lojtarët kryesorë
në rajon". Relaksimi i Assad për
përfundimin njëherë e mirë të
epokës së Bushit është i dukshëm.
Edhe pse Siria nuk ka qenë
kurrë pjesë e të ashtuquajturit
"aksi i djallit", ajo ka qenë gjithmonë
në anën e armikut që nga
viti 2003, kur kundërshtoi sulmin
në Irak dhe mori si pasojë sanksione
nga Shtetet e Bashkuara, që
janë ende në fuqi. "Bush dështoi
në gjithçka. Administrata e tij
punoi shumë për të ndryshuar
regjimin në Siri, por kjo nuk funksionoi,
sepse unë nuk kam qenë
ndonjëherë kukull amerikane
dhe kam marrëdhënie shumë të
mira me popullin tim". Por Assad
e sheh rolin e Amerikës si shumë
të rëndësishëm në përparimin
e paqes në rajonin e Lindjes së
Mesme. Sipas tij, Uashingtoni
duhet të jetë "arbitri kryesor",
por ka ardhur koha e veprimeve
në bazën e parimit "toka për
paqe", parim i sanksionuar në
disa rezoluta të OKB-së dhe në
Konferencën e Paqes së Madridit
të vitit 1991, i vetmi forum ku Izraeli
u përball me gjithë "armiqtë"
e tij arabë. Për Assad-in, Madridi
është ende i vlefshëm dhe është
një model i mirë. Edhe iniciativa
e paqes e arabëve e parashtruar
në vitin 2002 dhe e riparaqitur në
vitin 2007, nuk ka "vdekur", por
ndodhet në "koma". Goditjen ajo
e mori nga refuzimi që Izraeli u
bëri propozimit të vendeve arabe
në lidhje me njohjen e tij në
këmbim të rikthimit të tokave që
ua mori arabëve në luftën e vitit
1967. Pas sulmit të Gazës ka shenja
të rigjenerimit të iniciativave
arabe, që tashmë kërkojnë një
koordinim të ri. Së fundi janë përmirësuar
edhe marrëdhëniet mes
Damaskut dhe Riadit të Arabisë
Saudite, por e gjithë vëmendja e
shumë vendeve të rajonit është
përqendruar në takimin e muajit
të ardhshëm në Doha të Katarit,
ku do të mblidhen të gjitha vendet
arabe për të diskutuar mbi
çështje të ndryshme të rëndësishme.
Sipas Assad-it, është
shumë e rëndësishme rivendosja
e unitetit të të gjitha palëve të
politikës palestineze.