Atentati ndaj Nunit, prokuroria: Hetim për shkak të detyrës
Atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë
mund të ketë ndodhur për shkak të
detyrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda
është fokusuar në veprimtarinë e Ardian Nunit,
si gjyqtar në Gjykatën Supreme në Shqipëri, ku
ka kryesuar disa procese për konflikte pronësie.
Hetuesit e çështjes deklarojnë se kanë marrë në
dorë listën e gjyqeve dhe po përpilojnë listat e
dëshmitarëve që do të thërrasin ditët e ardhshme
në organin e akuzës. Megjithëse gjyqtari
Nuni, gjatë marrjes në pyetje, ka mohuar të
ketë një konflikt për punën, hetuesit e çështjes
kanë kryer hapat e parë konkretë, duke
marrë të dhëna në arkivin e institucionit ku
punon. "Ka mjaft çështje civile që ka gjykuar
nga harku kohor prej tetorit 2007 e deri në dhjetor
të 2008. Pas kësaj date, në Gjykatën e
Lartë nuk figurojnë çështje të gjykuara prej
Nunit", thanë burimet nga akuza. Prokuroria
deklaron se po verifikohet edhe e kaluara e
gjyqtarit në lidhje me konfliktet e mundshme
ndaj personit të tij. Disa ditë më parë, policia
tha se hetimet kanë mbetur në vend. Burime
të konfirmuara të grupit që po merret me hetimet
policore për identifikimin e autorit të ngjarjes
që tronditi para disa ditësh opinionin
publik bëjnë të ditur, se vetë ai nuk ofron më
bashkëpunim pas kërkesës së tij, për një ruajtje
të çdo rrethane të ngjarjes, për shkak të pozicionit
të tij si gjykatës i lartë. Ardian Nuni u plagos dy
javë më parë në afërsi të banesës së tij, nga një
person që mbetet ende i paidentifikuar. Para
prokurorit të çështjes, Xhevat Hana, Nuni deklaroi
se ditën e ngjarjes kishte pirë kafe me disa
miq dhe po kthehej në apartamentin e tij, në
lagjen Komuna e Parisit. Sapo ka parkuar automjetin
dhe ka dalë prej tij, një person e ka ndjekur
në hyrje të pallatit, duke e qëlluar katër herë.
Gjyqtari ka kthyer kokën dhe ka parë një person
të moshës rreth 30 vjeç, i gjatë 175-180 centimetër,
që kishte në dorë një armë të mbështjellë në
gazetë. Dy plumbat e kanë prekur në këmbë dhe
në shpatullën e majtë, duke i shkaktuar disa
plagë. Ai është transportuar nga dëshmitarë në
Spitalin Ushtarak, ku qëndroi 24 orë.