E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngritja e kooperativave sipas modelit rus në Shqipëri gjatë viteve ‘50

Gazeta amerikane rrëfen mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të formave bujqësore në vendet e Europës Lindore. Statistikat dhe frenimi i procesit në fillimin e vitit 1952. Si u aplikua metoda sovjetike në Shqipëri
Harry Schwartz

Kolektivizimi i bujqësisë në shtetet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik, ka qenë tërësisht i amullt që në mesin e vitit 1951, pas një rishqyrtimi të të dhënave te këto vende. Vëzhguesit qeverisës në Shtetet e Bashkuara e interpretojnë ngadalësimin e përgjithshëm të kësaj fushate njëherësh në të gjitha vendet e Europës Lindore të sunduara nga komunistët si një dëshmi të hapit që ishte ndërmarrë në përgjigje të urdhrit të përgjithshëm të dhënë nga Bashkimi Sovjetik. Ata besojnë se ndërprerja reale e kolektivizimit të ri dëshmoi se forcoi rezistencën fshatare në përballjen me ato që ishin mësuar në fund të sistemit të vjetër fshatar në këto vende kryesisht bujqësore. Në këtë pikëpamje, synimi i ngadalësimit ka qenë që të konsolidojë fermat kolektive ekzistuese dhe të lejojë regjimet komuniste të këtyre vendeve të ecin përpara në rivendosjen e kolektivizimit që mund të nisë sërish pas përfundimit të të korrave të vitit 1952. Dy nga shembujt më të goditur të ngadalësimit të kolektivizimit janë Bullgaria dhe Polonia.
Lëvizja në Bullgari
Në vitin 1950 ishin krijuar 987 kooperativa bujqësore, por në vitin 1951 ishin hapur vetëm 153 të tilla. Bujqësia e Bullgarisë është më e kolektivizuar se në çdo vend tjetër të Europës Lindore, ku ka rreth gjysmën e tokës së punueshme dhe gjysmën e popullsisë fermere, duke përfshirë rreth 2740 kooperativa të mëdha në të gjithë vendin, të ngritura sipas modelit sovjetik.
Në Poloni ishin 855 kooperativa bujqësore, të cilat u krijuan gjatë gjysmës së parë të vitit 1951 dhe nuk ishte hapur asnjë tjetër në të gjithë vendin gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Që më 1 janar të këtij viti, Polonia kishte 3045 ferma kolektive, një numër që duket se nuk ka patur ndonjë rritje të madhe krahasuar me të gjitha të dhënat në tërësi.
Çekosllovakia ka gati 4000 ferma të “tipit të lartë”, gati po aq sa Bashkimi Sovjetik, si dhe disa mijëra njësi fermere plotësuese, të cilat janë të mëdha, që u krijuan nga marrëveshja e punonjësve të kooperativave dhe vetë fshatarët. Zakonisht vijat ndarëse midis fushave të fermerëve nuk janë prishur si dhe ata ishin mbledhur në “tipe më të larta”. Fermat e stilit sovjetik në Çekosllavaki zënë rreth 3 milionë akër dhe përllogaritet rreth 15 për qind e të gjithë sasisë së tokës së punueshme.
Në Hungari, fitimi 10 për qind
Numri i kooperativave bujqësore ka shënuar rritje vetëm 10 për qind në Hungari që nga maji i vitit 1951 dhe tani llogaritet një total prej rreth 4700 të tilla. Më shumë se gjysma e kooperativave hungareze janë krijuar me një vrull të madh gjatë periudhës së shtatorit të vitit 1950 deri në maj të vitit 1951.
Fermat e stilit sovjetik në Hungari zënë rreth 16 për qind të të gjithë sasisë së vlefshme të tokës në shkallë vendi dhe kanë një numër më të paktë se 250 mijë familje fshatare që kanë forcat e tyre të punës.
Rumania ka tani diçka më pak se 1100 ferma kolektive, ndërsa në vitin 1951 ishin krijuar vetëm 76 të tilla. Rreth 75 mijë familje fshatare u përkasin të gjitha këtyre njësive fermere që kanë nën zotërim rreth 650 mijë akër të tokës së punueshme.
Shqipëria, shteti satelit më i vogël, ka vetëm 94 ferma kolektive. Pjesa më e madhe e tyre nisën përpara 1949-s. Në Kongresin e fundit të Partisë së Punëtorëve (Komunistëve) Shqiptarë, mareshalli Enver Hoxha kërkoi një politikë të kujdesshme në arritjen e kolektivizimit në të ardhmen.
Fermat kolektive në vendet satelite të Rusisë në Europën Lindore kanë përgatitur shumë mënyra organimi. Disa prej tyre janë prakitikisht identike me ato në Bashkimin Sovjetik. Megjithatë, shumë të tjera janë të ngjashme me kooperativat ku fshatarët marrin qira për tokën e tyre dhe ruajnë shumë prej ekonomive të tyre private dhe bagëtitë. Megjithatë, qëllimi final është të përfundojë kolektivizimin e këtyre vendeve që kanë vendosur një model të njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 20 prill 1952
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka

STATISTIKA

Bullgaria: 2740 koperativa
Polonia: 3045 kooperativa
Çekosllovakia: 4000 kooperativa
Hungaria: 4700 kooperativa
Rumania: 1100 kooperativa
Shqipëria: 94 kooperativa

Në numrin e së martës do të lexoni

Rreth 50 mijë shqiptarë në Jugosllavi gati të rrëzojnë regjimin e Hoxhës

Përgatitet skema për përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri nga organizata emigrantësh shqiptarë

Kryetari i grupit të emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, Apostol Taanefi, deklaron se po merren masat për lëvizjen

Reagimi zyrtar i Tiranës dhe blindimi i Shqipërisë me rreth 3000 ushtarë dhe civilë rusë që garantonin rendin dhe sigurinë

11 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›