E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 ushqimet që duhen konsumuar për të luftuar gripin dhe ftohjen

Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga
Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.
Hudhra
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin se ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.
Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri te koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukanë, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.
Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatorë, - thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.
Manaferrat
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është mëse i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.
Lakra
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gr lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Europë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.
Proteina e hirrës
Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu që ato mund të rrisin sistemin imunitar, të neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës te frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.
Elbi
Është një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve. Elbi ka treguar se përmirëson imunitetin aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, - thotë David Grotto, autori i “101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj”. Elbi mund të shtohet lehtësisht te supërat, mishi i zier dhe sallatat. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.
Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën, - thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotine. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Të rejat nga shkenca /
Gjaku i krokodilit, shpresë për të kuruar virusin HIV

Edhe pse kanë premtuar, shkencëtarët nuk e kanë gjetur ende kurën e virusit HIV. Përveç të tjerave, vitin e kaluar ata provuan një metodë të re, që nuk ka arritur ende në përfundim. Shkencëtarët në veriun tropikal të Australisë po mbledhin gjak nga krokodilët me shpresën për të prodhuar një antibiotik të fuqishëm për njerëzit, pas testeve të realizuara që dolën në përfundimin se sistemi imunitar i zvarranikut mund të vrasë virusin HIV. Sistemi imunitar i krokodilit është shumë më i fuqishëm se sa i njerëzve dhe parandalon infeksione që mund të kërcënojnë edhe jetën. Gjithashtu, është zbuluar se disa proteina (antitrupa) në gjakun e zvarranikut vrasin disa lloje bakteresh të forta, që janë rezistuese edhe ndaj penicilinës. Ai ishte një vrasës shumë i fuqishëm i virusit HIV.

Përgatiti: JONIDA TASHI

11 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›