E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista, 44 sëmundjet që kurohen jashtë me ndihmën e shtetit

Lista e plotë e sëmundjeve që kurohen në spitalet turke dhe greke
Emanuela Sako

Pacientët shqiptarë, që vuajnë nga sëmundje që nuk mund të kurohen brenda vendit, Ministria e Shëndetësisë i ndihmon për një kurim në vendet me të cilat ka marrëveshje. Janë 44 sëmundje që pranohen nga vendet europiane në bazë të marrëveshjes së bërë me Turqinë dhe Greqinë. Të gjithë pacientët që rezultojnë me ndonjë nga këto sëmundje, shteti shqiptar i ndihmon për t’i nisur në njërin nga këto shtete. Por e rëndësishme është që shteti turk apo grek të pranojë pacientët në një nga spitalet e tyre, sepse në disa raste kërkesa e pacientëve refuzohet. Mospranimi ndodh për disa arsye, që lidhen me interesat e secilit prej këtyre shteteve. Kjo vjen pasi spitalet mund të jenë të mbushura me të shtruar, numri i pacientëve të pranuar nga vendet e huaja është plotësuar apo për arsye të ndryshme. Çdo vit jashtë vendit kurohen rreth 130 pacientë. Arsyeja kryesore që i shtyn pacientët të kurohen jashtë vendit është sepse ata nuk kanë mundur të shërojnë sëmundjet pas mjaft peripecish që kanë kaluar në spitalet shqiptare.
Marrëveshja
Në bazë të marrëveshjes, shteti turk dhe ai grek pranojnë një numër të caktuar pacientësh çdo vit. Numri i pacientëve që mund të kurohen gjatë një viti në Turqi është deri në 100. Ndërsa numri i personave që kurohen në spitalet greke shkon deri në 30. Sipas specialistëve, spitalet greke pranojnë më pak pacientë nga Shqipëria për shkak të procedurave të vizave. Ministria e Shëndetësisë ka detyrë që t’u krijojë pacientëve të gjitha mundësitë për të shkuar deri në spitalin e caktuar nga shteti pritës, duke kontaktuar vazhdimisht me autoritetet vendase.
Procedurat
Për të shkuar jashtë vendit, pacientët duhet t’iu nënshtrohen një sërë procedurave dhe të kenë me vete një dokumentacion të detajuar për sëmundjen. Për të vendosur nëse pacienti duhet të shkojë në një nga spitalet e huaja, mjeku që e ka kuruar mbledh një komision të posaçëm që shqyrton sëmundjen. Më pas jepet epikriza, e cila i dorëzohet palës pritëse. Nëse spitalet e huaja vendosin që të presin pacientin, atëherë kontaktojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për ta dërguar jashtë vendit të sëmurin. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ndihmon për nxjerrjen e dokumenteve të vizës për pacientin.

Sëmundjet që kurohen jashtë vendit

Diag: Stricture traumatike e uretrës me zhvendosje të kockave pubike.
Diag. AVC ischemice të përsëritura
Diag. Sak 3 Vazal. Angina pectoris e paqëndrueshme. Edema pulmunare akute. HTA stad II. Diabet mellitus tip II.
Diag. Gliobastoma temporo – parietale sin. GR IV sipas WHO.
Diag. OD Sanus. OS.Status postperforatio cornealis et scleralis, hyphema totalis. Corpus alienis intrabulbaris.
Diag. Infark Cerebral nga Disseksion A. Vertebral Sin, Reg. Bulbar Sin, me syndrom CB. Horner Sin,midriaze dex, lezion ne Nn VI dex, nn IX-X sin, me syndrom Pseudobulbar, hemipareze sin, me hiperestezi dhe hemihypoestezi dex.
Diag. Retional detachment buloz subtotal in oculi mioptic, makula off, vizus =LDPF.
Diag. Ca Mame Dex
Diag. Gjendje spektike, infeksion viral, gjendje febrile e zgjatur.
Diag.Combustio faciei, corporis et Extremitas Superior et Inferior Bilateralis grad Iib-III 60% e sipërfaqes trupore.
Diag. TU of Tibias
Diag. Acidoza tubulare distale, nefrokalcinozë.
Diag. Purpura Thrombocitopenike Idiopatike, Anemia Feriprive.
Diag. Leukozë Limfoide Kronike.
Diag. Meningiomë të këndit pontocerebelar të majtë.
Diag.Compustio gr. III-II B rreth 70% sip. Trupore, Shok Combustional.
Diag. Politrauma, fraktura e brinjë IV, V, VI, pneumotoraks dex, Fraktura e Copëzuar acetabuli dex.
Diag. Testis dex Tumor, stad T3bN2Mx.
Diag. Atrofiabulbi, pupila e deformuar, catarakta post traumatika, shkolitje retinale post traumatike.
Diag. Morbus Hodgkin st. III B.
Diag. Combustio corporis et Extremitas grad –III-II B 55% e trupit.
Diag.Combustio faciei, corporis et Extremitas Superior et Inferior Bilateralis grad Iib-III 60% e trupit
Diag. Status post titiodectomia totale. Ca Papilar.
Diag. Trunk Komun, (Sëmundjen e Arterieve Koronare) SAK 3 Vazal, Hypertension arteria staid Ii, Diabet melitus tip II.
Diag. Ceilo-gnatho-palatoschisis completa sinistrae.
Diag. Melanoma Malinje nodulare niveli IV Clark dhe Bresloë mbi 4 mm.
Diag. Hemangiomë gjigante e lobit të majtë të heparit.
Diag. Takikardi Supraventrikulare në një zemër echografikisht normale.
Diag. Aneurizëm disekante e Ao ascendente. Angina pectoris e qëndrueshme.
Diag.Hypotrofi të muskulit quadriceps të djathtë, laksitet anterior, rupture e ligamentit cruçiat anterior.
Diag. Etiologjike
Diag.Sak 3 Vaza. Inarkt akut miokardi anterior i gjerë. KMP inskemike e dilatuar. Insuficience kardiake NYHA IV. Diabet mellitus tip 2.
Diag. Tromboze e Vena Cava Inferior. Tromboemboli plumonare të përsëritura.
Diag. Neurofibromatoze tip. 1.
Diag. Observacion dhe Përcaktim Diagnoze.
Diag. Thrombosis venae portae, cirrhosis hepatis, hipertension portal shkalla III-IV, status post haemorrhagiam ex varices esophagei, anaemia secundaria.
Diag. Adenoma Hipofizare – GH Sekretuese.
Diag. Meningeoma e bazis krani e djathtë.
Diag. Macroadenoma invasive e hipofizës.
Diag. Limfadenit cervikal sinister
Diag. Infiltrim Adenocarcinomatos i peritoneumit Parietal dhe visceral.
Diag. Politrauma comotio cerebri. Koma cerebrale. Fractura acetabuli et luxatio traumatica coxae dextra I Transcuruar.
Diag OD-shkolitje e retines (ne kuadrin e sindromit marfan), OS, -glaucoma sekondare e operuar, OU-aphakia..
Diag. Patologji demielinizante ose probalisht një vaskuliti cereblar.

Diagnozat që nuk merren përsipër nga spitalet turke apo greke
Diag: Miastenia Grave Juvenile, forma e gjeneralizuar me kriza të shpeshta.
Diag: Osteosarkoma e femurit të majtë status post amputacion dhe protezimi si dhe kimioterapia adjuvante.
Diag. Encefalit subakut sklerotizant.
Diag. Neublastome: Tumor Abdominal.
Diag. Retinopati e prematurit, shkolitje subtotale e retinës.
Diag.Tetraplegji
Diag. Morbus Hodgkin stadi III/B titpi 3.
Diag. Keratoplastike
Diag. Anomali congenitale.
Diag. Splenomegali
Diag. Leucemi limfoblastike akute me prognozë të keqe.
Diag. Hemathesis OBS
Diag.Hemangiome (Capillary-venosis)
Diag.Hemopatia Malinje
Diag. Bilateral coraliforn recidivate renal calculosis
Diag.Hematuri
Diag. Glikogenozë me prekje të rëndësishme hepatike.
Diag OD: Pseudophakia OS: Statuo post combustion Chimica.
Diag. Leukozë limfoblastike Akute
Diag.Vlerësim Bioptik lokal dhe regional si dhe analizat CT-PET.
Diag. Sindroma Goldenhar
Diag. Tumor ramus mandibulea sin

11 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›